LEKSIONI I GJASHTË

Marrosja nga Kultivimi

Në komunitetin e kultivuesve ekziston ky term i quajtur “marrosje nga kultivimi”. Ai ka lënë një përshtypje shumë të madhe tek njerëzit. Në veçanti, disa individë e kanë përhapur atë kaq shumë sa që disa njerëz kanë frikë që të praktikojnë qigong. Kur njerëzit dëgjojnë që praktika qigongut mund të çojë në marrosje nga kultivimi, ata do të kenë frikë për ta provuar. Në fakt, me lejoni t’ju them që marrosja nga kultivimi nuk ekziston aspak.

Plot persona janë zotëruar nga shpirtra apo kafshë sepse mëndjet e tyre nuk janë të pastra. Shpirtrat Kryesorë të tyre janë të paaftë të kontrollojnë veten dhe megjithatë i duket sikur kanë gong. Trupat e tyre kontrollohen nga shpirtrat apo kafshët zotëruese duke i bërë ata mendërisht të paqëndrueshëm apo duke i bërë ata të bërtasin apo ulërasin. Kur njerëzit shohin që praktika qigongut qenka e tillë, ata i zë frika për të praktikuar. Shumë prej jush mendojnë se ky është qigongu, por si mund të jetë kjo praktika e qigongut? Kjo është vetëm shkalla më e ulët për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe në formë megjithatë ajo është edhe shumë e rrezikshme. Nëqoftëse jeni mësuar me këtë mënyrë, Shpirti juaj Kryesor do të jetë gjithmonë i paaftë të kontrollojë veten. Atëhere trupi juaj mund të kontrollohet nga Shpirti juaj Ndihmës, mesazhe të huaja, shpirtrat apo kafshët zotëruese, etj. Ju mund të kryeni vepra të rrezikshme dhe t’i shkaktoni dëm të madh komunitetit të kultivuesve. Kjo shkaktohet nga mëndja imorale dhe dëshira për t’u dukur e personit—kjo nuk është marrosje nga kultivimi. Askush nuk e di se si disa njerëz janë bërë të ashtuquajtur mjeshtër qigongu, pasi ata gjithashtu besojnë në marrosjen nga kultivimi. Faktikisht, praktika e qigongut nuk mund të çojë në marrosje nga kultivimi. Shumica e njerëzve mësojnë këtë terminologji nga veprat letrare, novelat e arteve marciale e të tjera si këto. Po nuk besuat, ju mund të kontrolloni librat e vjetër apo librat e kultivimit, ku nuk ka gjëra të tilla. Si është e mundur të ekzistojë marrosja nga kultivimi? Është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë.

Besohet se marrosja nga kultivimi ka disa forma. Ajo që sapo përmenda është gjithashtu një nga këto forma. Për shkak se mëndja e dikujt nuk është e pastër, ai pushtohet nga shpirtrat apo kafshët zotëruese dhe ka mentalitete të ndryshme si insistimin për të arritur ndonjë gjëndje qigongu me qëllim për t’u dukur. Disa njerëz jepen pas aftësive supernormale ose praktikojnë qigong të rremë. Kur ata praktikojnë qigong, ata e kanë zakon ta braktisin Shpirtin e tyre Kryesor. Ata humbin vetëdijen dhe ua lënë trupin e tyre të tjerëve. Ata bëhen mendërisht të çorientuar dhe i lënë trupat e tyre të komandohen nga Shpirti Ndihmës apo mesazhe të huaja. Ata shfaqin disa sjellje të çuditshme. Një  person i tillë do të hidhej nga një ndërtesë apo do të zhytej në ujë nëse i thonë të bëjë këtë. Ai vetë nuk don as të  jetojë  dhe do t’ja japë trupin e tij të tjerëve. Kjo nuk është marrosje nga kultivimi, por devijim në një rrugë të gabuar në praktikën e qigongut dhe ajo shkaktohet nga të verpruarit me këtë qëllim që në fillim. Shumë njerëz mendojnë se të lëkundurit e trupit në mënyrë të pavetëdijshme është praktikë qigongu. Në fakt, nëse një person praktikon vërtet qigong në këtë gjëndje, ajo mund të çojë në pasoja serioze. Ajo nuk është praktikë qigongu, por rezultat i veseve dhe përdjekjeve të qëllimshme të njerëzve të zakonshëm.

Një rast tjetër është kur në praktikën e qigongut dikush do të frikësohej kur qi bllokohet diku në trup apo kur qi nuk zbret dot poshtë nga maja e kokës. Trupi i njeriut është një univers i vogël. Veçanërisht në një praktikë Taoiste kur qi kalon në një pasazh, një individ do të ndeshet me këto probleme. Nëqoftëse qi nuk kalon dot në pasazh, ajo do të qëndrojë atje. Mund të ndodhë jo vetëm në kokë por edhe në pjesët e tjera të trupit, sidoqoftë, pjesa më e ndjeshme e njeriut është koka. Qi do të ngjitet në majën e kokës dhe me pas do të zbresë poshtë. Nëqoftëse qi nuk kalon dot nëpër një pasazh, individi do të ketë një ndjenjë sikur koka i është rënduar dhe enjtur sikur ka vënë një kapele të trashë prej qi-je, etj. Por qi nuk mund të kontrollojë asgjë dhe as mund të sjellë ndonjë shqetësim apo ndonjë sëmundje kurrsesi. Disa njerëz nuk e dinë të vërtetën rreth qigongut dhe bëjnë disa komente misterioze dhe kjo ka çuar në një situatë kaotike. Për pasojë, njerëzit mendojnë se nëqoftëse qi ngjitet në majë të kokës dhe nuk mund të zbresë poshtë, personi do të ketë marrosje nga kultivimi, mund të ketë marrë rrugë të shtrembur e kështu me radhë duke çuar në atë që shumë njerëz kanë frikë.

Nëqoftëse qi ngjitet në majë të kokës dhe nuk zbret poshtë, kjo është vetëm një gjëndje e përkohshme. Për disa njerëz kjo mund të zgjasë për një kohë shumë të gjatë apo gjysëm viti dhe përsëri nuk zbret poshtë. Nëse ndodheni para një rasti të tillë, personi mund të gjejë një mjeshtër të vërtetë qigongu për ta drejtuar qi-në poshtë dhe ajo mund të zbresë. Në praktikën e qigongut, ju qi-ja e të cilëve nuk  kalon nëpër një pasazh apo nuk zbret poshtë, duhet të shikoni për shkakun në karakterin tuaj, për të parë nëse ju keni ngecur në atë nivel për një kohë të gjatë dhe nëse ju duhet të përmirësoni karakterin tuaj! Sapo ju të përmirësoni  me të vërtetë karakterin tuaj, do të shikoni që qi do të zbresë poshtë. Ju nuk mund të kërkoni vetëm transformimin e gongut në trupin tuaj fizik pa theksuar përmirësimin e karakterit tuaj. Ai po pret që ju të përmirësoni karakterin tuaj—vetëm atëhere do të bëni ju një ndryshim tërësor. Nëqoftëse qi është bllokuar me të vërtetë, prapëseprapë ajo nuk do të shkaktojë ndonjë shqetësim. Zakonisht janë faktorët tanë psikologjikë që luajnë një rol. Përveç kësaj, një person do të frikësohej sapo të mësonte nga një mjeshtër i rremë qigongu që kur qi shkon në majë të kokës, personi do të shkojë dëm. Me këtë frikë në mëndje, ajo me të vërtetë mund t’i sjellë këtij personi shqetësime. Me t’u frikësuar ju do të keni ndjenjën e frikës. A nuk është dhe ky një ves? Sapo vesi juaj del në pah, a nuk duhet të hiqet ai? Sa më shumë frikë të keni, aq më i sëmurë ju do të dukeni. Ky vesi juaj duhet të hiqet. Pra, kjo ndodh që ju të nxirrni një mësim prej gjithë kësaj, kështu që frika juaj të mund të hiqet dhe ju të mund të përparoni.

Praktikuesit nuk do të ndjehen rehat fizikisht gjatë kultivimit në të ardhmen, pasi trupat e tyre do të zhvillojnë lloje të ndryshme gongu. Të gjitha këto janë gjëra shumë të fuqishme që lëvizin gjithandej nëpër trup; ato do t’ju bëjnë juve të mos ndjeheni rehat në një mënyrë apo një tjetër. Arsyeja për parehatinë tuaj është kryesisht se ju gjithmonë keni frikë se mos sëmureni. Në fakt, gjërat që zhvillohen në trupin tuaj  janë kaq të fuqishme dhe ato janë të gjitha gong, aftësi supernormale dhe shumë qënie të gjalla. Kur ato lëvizin, ju do të ndjeni në trup kruajtje, dhimbje, siklete, etj. Ekstremet e sistemit nervor janë veçanërisht të ndjeshme dhe do të ketë nga të gjitha llojet e simptomave. Për aq kohë sa trupi juaj nuk është transformuar plotësisht në materie të energjisë së lartë, ju do të ndjeheni kështu. Gjithsesi duhet parë si një gjë e mirë. Si praktikues, nëqoftëse ju gjithmonë e trajtoni veten si një njeri të zakonshëm dhe gjithmonë mendoni se ju keni ndonjë sëmundje, si mund të praktikoni ju kultivim? Kur gjatë praktikës kultivuese ndesheni me vështirësi, nëse ju akoma e trajtoni veten si njeri të zakonshëm, unë do të thoja që karakteri juaj në atë moment do të binte në nivelin e njerëzve të zakonshëm. Të paktën përsa i përket këtij rasti të veçantë, ju keni rënë në nivelin e njerëzve të zakonshëm.

Si praktikues të vërtetë, ne duhet t’i shikojnë çështjet nga një nivel shumë i lartë, ndryshe nga prespektiva e njerëzve të zakonshëm. Nëse ju do të besoni se jeni i sëmurë, kjo mund të shkaktojë që të sëmureni me të vërtetë. Kjo ndodh për arsye se me të menduar se jeni sëmurë, karakteri juaj do të jetë aq i lartë sa ai i njerëzve të zakonshëm. Praktika e qigongut dhe praktika kultivuese e vërtetë nuk do të çojnë në sëmundje, veçanërisht nën këto kushte. Dihet që ajo që i bën njerëzit të sëmuren në fakt është shtatëdhjetë përqind psikologjike dhe tridhjetë përqind fiziologjike. Në mënyrë tipike, personi përjeton një krizë mendore, mëndja nuk mund ta përballojë më atë dhe ai pëson një peshë të madhe mendore para se gjendja e sëmundjes të keqësohet seriozisht. Zakonisht ndodh kështu. Më lejoni t’ju jap një shembull. Njëherë një person e kishin lidhur në një krevat. Ata i morren njërin krah dhe i thanë se do t’ja prisnin që t’i dilte gjak. Pastaj ata ia mbyllën sytë dhe e gërvishën njëherë tek kyçi i dorës. (Ai nuk ishte prerë aspak dhe as nuk po i rridhte gjak.) Një rubinet çezmeje u hap në mënyrë që ai të dëgjonte ujin që rridhte dhe të mendonte kështu se ishte gjaku i tij që po pikonte. Ky njeri vdiq menjëherë pas kësaj. Në fakt, ai as nuk ishte prerë dhe as që i rridhte gjak—ishte uji i rubinetit që rridhte. Ishin faktorët e tij psikologjikë që i shkaktuan vdekjen. Nëqoftëse ju gjithmonë besoni se jeni i sëmurë, ka shumë mundësi që ju ta sëmurni veten për rrjedhojë. Për shkak se karakteri juaj ka rënë në nivelin e njerëzvë te zakonshëm, ju do të sëmureni, pasi një njeri i zakonshëm natyrisht do të ketë sëmundje.

Si praktikues, nëse ju gjithmonë mendoni se është sëmundje, ju në fakt po e kërkoni atë vetë. Po e kërkuat sëmundjen, ajo do t’ju vijë në trup. Si praktikues, niveli i karakterit tuaj duhet të jetë i lartë. Ju nuk duhet të shqetësoheni që diçka është sëmundje, sepse frika e sëmundjes është një mendim për t’u braktisur dhe ai mund t’ju sjellë shqetësime. Në praktikën kultivuese, personi duhet të eliminojë karmën dhe kjo është e dhimbshme. Si mundet që të rritësh gongun ti duke qenë rehat? Si mundet ndryshe që secili të heqë veset e tij? Më lejoni t’ju tregoj një histori nga Buddhizmi. Ishte njëherë një person që ishte duke u bërë Arhat pas shumë përpjekjesh në kultivim. Ndërkohë që ai ishte në prag të arritjes së Shkallës së Duhur në kultivim dhe do të bëhesh Arhat, si të mos ishte ai i lumtur? Ai do të kalonte përtej Tre Hapësirave! Gjithësesi, ky emocion është një ves, vesi i kënaqësisë. Një Arhat nuk duhet të ketë vese, me nje zemër që nuk mund të preket. Por ai dështoi dhe kultivimi  i tij shkoi kot. Përderisa ai dështoi, ai duhet ta fillonte përsëri nga e para. Ai e rifilloi kultivimin dhe pas shumë përpjekjeve të mundimshme përsëri arriti në fund të kultivimit të tij. Këtë herë ai u frikësua dhe me mëndje i tha vetes: “Unë nuk duhet të gëzohem. Përndryshe, do të dështoj përsëri.” Me këtë frikë ai përsëri dështoi. Frika është gjithashtu një lloj vesi.

Ka dhe një situatë tjetër: Kur një person bëhet psikopat, këtij personi i vihet damka sikur ka marrosje nga kultivimi. Ka disa njerëz që mandje presin që unë të trajtoj psikozat e tyre! Unë do të thoja që psikoza nuk është sëmundje dhe as që kam unë kohë të merrem me gjëra të tilla. Pse? Kjo është për arsye së një pacient me psikozë nuk ka ndonjë virus dhe trupi i tij nuk ka ndryshime pathologjike dhe as infeksione; nuk është problem shëndeti për mendimin tim. Psikozat ndodhin kur dobësohet ndërgjegja kryesore e personit. Sa e dobët mund të bëhet ajo? Është njësoj si një njeri që nuk e ka veten kurrë nën kontroll. Shpirti Kryesor i një të sëmuri mendor është pikërisht kështu. Nuk don të ketë më kontroll mbi trupin. Ai është gjithmonë i turbullt dhe nuk mund të bëhet i vetëdijshëm. Në këtë kohë, Shpirti Ndihmës apo mesazhe të huaja do të ndërhyjnë me personin. Ka kaq shumë nivele në secilin dimension. Gjitha llojet e mesazheve do ta shqetësojnë atë. Përveç kësaj, Shpirti i tij Kryesor mund të ketë bërë gjëra të këqija në jetët e mëparshme dhe kreditorët mund të duan ti bëjnë atij keq. Gjitha llojet e gjërave mund të shfaqen. Ne do të thonim që kjo është e gjitha përsa i përket psikozës. Si mund ta kuroj unë atë për ju? Unë do të thoja se ndodh pikërisht kështu që një njeri në fakt arrin në psikozë. Çfarë mund të bëhet me të? Të edukohet personi dhe të ndihmohet ai që të bëhet i vetëdijshëm—por është shumë e vështirë për ta bërë këtë. Ju do të shikoni që kur një mjek në një spital psikiatrik merr në dorë elektroshotin menjëherë pacienti do të frikësohej tej mase e nuk do të shqiptonte ndonjë marrëzi. Pse ndodh kjo? Në atë çast Shpirti Kryesor i këtij personi vjen në vete dhe ka frikë nga shoku elektrik.

Zakonisht, sapo një person fillon të praktikojë kultivim, ai do të dojë të vazhdojë. Çdo njeri ka natyrë Buddhe dhe dëshirën për kultivim. Prandaj, sapo e mësojnë atë, shumë praktikues do të praktikojnë kultivim gjatë gjithë jetës së tyre. Nuk ka rëndësi nëse ai e përfundon kultivimin apo mund të marrë Ligjin. Ky person megjithatë ka zemër për të ndjekur Taon dhe gjithmonë don ta praktikojë atë. Të gjithë e dinë që ky person praktikon qigong. Njerëzit në vendin e tij të punës e dinë, lagja, si dhe fqinjët. Pa mendojeni pak të gjithë: Përsa i përket praktikës së vërtetë kultivuese, kush e ka bërë një gjë të tillë vite më parë? Askush nuk e ka bërë. Vetëm nëse një person praktikon me të vërtetë kultivim mund të ndryshohet rrjedha e jetës së tij. Por ai është një njeri i zakonshëm dhe ai po praktikon qigong vetëm për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe në formë. Kush do ta ndryshonte rrjedhën e jetës së tij? Si njeri i zakonshëm, ai do të sëmurej një ditë ose do të ndeshej me ndonjë problem një ditë tjetër. Ai mund të bëhet psikopat ndonjë ditë apo dhe të vdiste në vend. Jeta e një njeriu të zakonshëm e tillë është. Megjithëse ju mund të shikoni një person që praktikon qigong në park, nuk do të thotë se ai praktikon me të vërtetë kultivim. Megjithëse ai dëshiron të praktikojë kultivim drejt niveleve të larta, ai nuk mund ta arrijë atë pa marrë mësime të vërteta. Ai ka vetëm dëshirën për të kultivuar kultivim drejt niveleve të larta. Ky njeri është akoma një praktikues qigongu i nivelit të ulët të mbajtjes së trupit të shëndetshëm dhe në formë. Askush nuk do ta ndryshojë rrjedhën e jetës së tij, kështu që ai do të ketë sëmundje. Nëqoftëse një person nuk vlerëson virtytin, as sëmundjet e tij nuk do të shërohen. Nuk është e vërtetë që sapo një njeri praktikon qigong, ai nuk do të ketë më sëmundje.

Një individ duhet të praktikojë kultivim me të vërtetë dhe t’i kushtojë vëmendje karakterit të vet. Vetëm duke praktikuar kultivim me të vërtetë, mund të zhduken sëmundjet e tij. Për shkak se qigongu nuk është një ushtrim fizik por diçka përtej njerëzve të zakonshëm, duhet të ketë një parim dhe standart më të lartë për praktikuesit. Një individ duhet të ndjekë ato në mënyrë që t’ja arrijë qëllimit. Por megjithatë shumë njerëz nuk veprojnë ashtu dhe vazhdojnë të mbeten njerëz të zakonshëm. Prandaj, ata përsëri do të sëmuren kur t’i vijë koha. Ky person mundet që një ditë papritur të pësojë trombozë cerebrale, papritur ta zërë kjo apo ajo sëmundje, apo të bëhet me psikozë. Të gjithë e dinë se ai praktikon qigong. Me t’u bërë psikopat, njerëzit do të thonë, “ai ka marrosje nga kultivimi,” dhe do ti vihet ky epitet. Pa mendoni pak, të gjithë: A është e llogjikshme të veprohet kështu? Njerëzit që nuk praktikojnë nuk e dinë të vërtetën. Është e vështirë edhe për profesionistët apo për shumë praktikues që të dinë të vërtetën. Nëqoftëse ky person bëhet psikopat në shtëpi, mund të ishte më pak problematike, megjithëse të tjerët përsëri do të thoshin se ai e pati nga praktika e qigongut. Nëse personi bëhet psikopat në vendin e ushtrimeve, kjo do të ishte shkatërruese. Një damkë e madhe do t’i vihej praktikës dhe do të ishte e pamundur për ta hequr atë, pavarësisht nga përpjekjet. Gazetat do të shkruanin se praktika e qigongut çoi në marrosje nga kultivimi. Disa njerëz i kundërvihen qigongut edhe pa e njohur atë:  “Shiko, ai ishte mirë pak më parë duke bërë ushtrime qigongu dhe tani ai u bë i tillë.” Duke qenë një njeri i zakonshëm, çdo gjë që duhet t’i ndodhë atij, do të ndodhë. Ai mund të marrë sëmundje të tjera apo të ndeshet me probleme të tjera. A është llogjike të fajësosh qigongun për gjithshka? Është si puna e doktorit në një spital. Fakti që ai është doktor nuk do të thotë se ai nuk do të sëmuret kurrë gjatë jetës së vet—si mund të kuptohet kjo në këtë mënyrë?

Prandaj, mund të thuhet se shumë njërëz bëjnë komente pa vend pa njohur të vërtetën rreth qigongut apo parimeve prapa tij. Sapo del ndonjë problem, të gjitha llojet e epiteteve i ngjiten qigongut. Qigongu është bërë i njohur në shoqëri për një periudhë shumë të shkurtër kohe. Shumë njerëz janë kokëfortë dhe gjithmonë e mohojnë, shajnë dhe e kundërshtojnë atë. Asnjëri nuk e din çfarë lloj paragjykimi kanë këta njerëz. Ata e kanë kaq inat qigongun, sikur ai të kishte të bënte me ta. Sapo përmendet fjala qigong, ata do ta quajnë atë idealiste. Qigongu është shkencë, mandje një shkencë më e lartë. Kjo ndodh ngaqë mentaliteti i këtyre njerëzve është tepër kokëfortë dhe njohuritë e tyre janë tepër të cekëta.

Ekziston dhe një situatë tjetër e quajtur “gjëndje qigongu” në komunitetin e kultivuesve. Një person i tillë ka iluzione mendore dhe jo marrosje nga kultivimi. Një person në këtë gjëndje është jashtëzakonisht racional. Me lejoni më parë të shpjegoj se çfarë është “gjëndja qigongut”. Dihet që cilësia e lindur e personit luan një rol të rëndësishëm në praktikën e qigongut. Ka njerëz nga të gjitha vendet e botës që besojnë në fe. Për disa mijëra vjet ka pasur në Kinë njerëz që besonin në Buddhizëm dhe Taoizm. Ata besojnë që e mira shpërblehet me të mirë dhe e keqja shpërblehet me të keqe. Por disa njerëz nuk e besojnë këtë. Veçanërisht në kohën e Revolucionit të Madh Kulturor, kjo u kritikua dhe u quajt paragjykim. Disa njerëz konsiderojnë si paragjykim gjithshka që ata nuk kuptojnë, atë që nuk e kanë mësuar nga librat, atë që shkenca moderne nuk e ka arritur akoma dhe atë që ende nuk është arritur të kuptohet. Kishte plot njerëz të tillë pak vite me parë, por tani ka më pak. Megjithëse ju nuk mund t’i pranoni disa fenomene, ato faktikisht janë shfaqur tashmë në dimensionin tonë. Ju nuk guxoni t’i njihni ato, por tani njerëzit kanë kurajon të flasin hapur rreth tyre. Ata gjithashtu kanë mësuar disa fakte përsa i përket praktikës së qigongut duke dëgjuar rreth tyre apo duke i parë vetë ato.

Disa njerëz janë kaq kokëfortë saqë sapo t’ju përmendësh qigongun, ata do të qeshin me ju me të madhe. Ata mendojnë se ju po tregoheni supersticioz dhe shumë qesharak. Sapo t’ju flasësh për dukuritë në praktikën e qigongut, ata do t’ju konsiderojnë tepër të prapambetur. Megjithëse një njeri i tillë ka paragjykime, cilësia e tij e lindur mund të mos jetë e keqe. Nëse ai ka cilësi të mirë të lindur dhe dëshiron të praktikojë qigong, Syri i tij Qiellor mund t’i hapet në një nivel shumë të lartë dhe ai gjithashtu mund të ketë aftësi supernormale. Ai nuk beson në qigong por ai nuk mund të garantojë se nuk do të sëmuret. Kur ai të sëmuret, ai do të shkojë në spital. Kur doktorët e mjekësisë perëndimore nuk mund ta kurojnë dot, ai do të shkojë tek një doktor i mjekësisë kinese. Kur edhe doktori i mjekësise kineze nuk mund t’ja kurojë dot sëmundjen dhe kur asnjë lloj kure nuk i bën efekt, ai atëherë do të mendojë për qigongun dhe do thotë me vete: “Do të provoj fatin e të shoh mos e shëroj sëmundjen nëpërmjet qigongut.” Ai do të vijë me shumë hezitim. Për shkak të cilësisë së vet të mirë të lindur, sapo ai praktikon qigong, ai do të përparojë shumë mirë. Mbase ndonjë mjeshtër do të interesohet për të apo ndonjë qënie e lartë në dimensione të tjera do ta ndihmojë. Papritur Syri i tij Qiellor hapet ose ai është në një gjëndje të një lartësimi shpirtëror gjysëm të plotë. Me syrin e tij qiellor të hapur në një nivel shumë të lartë, ai papritur mund të shohë disa të vërteta të universit. Për më tepër ai do të ketë aftësi supernormale. A mendoni që kur një njeri i tillë shikon këtë lloj situate e beson atë? Në çfarë gjëndje mendore mendoni ju se do të jetë ai? Ajo që më parë ishte konsideruar nga të tjerët si supersticion, absolutisht e pamundur dhe qesharake, gjëndet në fakt pikërisht para syve të tij dhe ai është me të vërtetë në kontakt me të. Mëndja e këtij personi nuk do të mund ta përballojë këtë pasi presioni mendor është tepër i madh. Ato që ai thotë nuk do të kuptohen nga të tjerët megjithëse mëndja e tij është e kthjellët. Por thjesht ai nuk mund të balancojë lidhjen midis dy anëve. Ai ka zbuluar se ajo që bëjnë njerëzit është gabim, ndërsa ajo që bëhet në anën tjetër është zakonisht e drejtë. Nëqoftëse ai i bën gjërat në përputhje me mënyrën si bëhen atje, njerëzit do të thonë se ai e ka gabim. Ata nuk e kuptojnë atë, kështu që ata do të thonë që ai ka marrosje nga kultivimi.

Në fakt ky person nuk ka marrosje nga kultivimi. Shumë prej jush që praktikoni qigong nuk do të bëheni aspak kështu. Vetëm ata persona me shumë paragjykime do të pësojnë “gjëndjen qigong”. Shumë njerëz që janë të pranishëm këtu e kanë Syrin Qiellor të hapur—një numër i konsiderueshëm njerëzish. Ata me të vërtetë kanë parë gjëra në dimensione të tjera. Ata nuk janë të çuditur, ndjehen shumë mirë, mëndjet e tyre nuk janë të tronditura dhe as nuk janë ata në gjëndje qigongu. Pasi një person kalon në gjëndje qigongu, ai është shumë racional dhe flet me shumë arsye dhe logjikë. Është vetëm se njerëzit e zakonshëm nuk do ta besojnë atë që ai thotë. Ndonjëherë ai mund t’ju thotë se ka parë dikë që ka vdekur dhe se ky person i tha atij të bënte diçka. Si mund ta besojnë njerëzit e zakonshëm këtë? Me vonë, ky person e kupton se ai duhet t’i mbajë këto gjëra për vete në vend që të flasë për to. Pasi ai mund të dijë të kontrollojë marrëdhënien ndërmjet dy anëve çdo gjë do të jetë në rregull. Në mënyrë tipike, këta individë mbartin gjithashtu aftësi supernormale por edhe kjo nuk është aspak marrosje nga kultivimi.

Ka dhe një situatë tjetër e quajtur “marrosje e vërtetë” dhe kjo shihet rrallë. “Marrosja e vërtetë” të cilës i referohemi ne nuk ka të bëjë me një njeri që është me të vërtetë i marrë. Nuk është ky kuptimi por ajo do të thotë “kultivim i së vërtetës”. Çfarë është marrosja e vërtetë? Unë do të thoja që midis praktikuesve, një njeri i tillë shihet shumë rrallë, ndoshta një në njëqindmijë vetë. Si rezultat nuk është e zakontë dhe as nuk ka ndonjë pasojë në shoqëri.

Zakonisht, ka një kusht për “marrosjen e vërtetë”. Duhet që ky person të ketë cilësi të lindur jashtëzakonisht të mirë dhe duhet të jetë goxha i shkuar në moshë. Duke qenë në moshë të madhe, do të jetë tepër vonë për këtë person të praktikojë kultivim. Ata me cilësi të lindur jashtëzakonisht të mirë janë zakonisht me mision këtu dhe kanë ardhur nga nivele të larta; të gjithë kanë frikë të vizitojnë shoqërinë njerëzore, pasi personi do të jetë i paaftë të njohë cilindo pasi t’i jetë hequr kujtesa. Pasi një person vjen në këtë ambjent shoqëror të njerëzve të zakonshëm, ndikimi i njerëzve do ta bëjnë atë të jepet pas famës apo pasurisë dhe ai gradualisht do të bjerë në nivelin e njerëzve të zakonshëm. Nuk do të arrinte kurrë ajo ditë që ai të shpëtonte prej këtu. Prandaj, asnjeri nuk guxon të vijë këtu sepse të gjithë kanë frikë. Megjithatë ka pasur persona të cilët kanë ardhur këtu. Pasi vijnë, ata me të vërtetë nuk mund të sillen mirë midis njerëzve të zakonshëm. Ata me të vërtetë do të bien në nivele të ulëta dhe do të kryejnë shumë vepra të këqija gjatë jetëve të tyre. Kur një njeri jeton vetëm për të konkuruar për përfitim personal, ai kryen shumë vepra të këqija dhe i detyrohet shumë të tjerëve. Mjeshtri i tij shikon se ai është duke rënë poshtë. Megjithatë ai është dikush me Shkallë Arritjeje, kështu që mjeshtri nuk do ta lërë të bjerë poshtë kaq lehtë! Çfarë mund të bëhet në këtë rast? Mjeshtri i tij do të jetë shumë i shqetësuar dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta lejuar atë të praktikojë kultivim. Ku mund të gjejë në këtë kohë ai një mjeshtër? Atij do t’i duhet të kthehet në origjinë duke filluar kultivimin nga fillimi. Por si mund të bëhet kjo kaq lehtë? Duke qenë i moshuar do të jetë tepër vonë për të që të praktikojë kultivim. Ku mund të gjejë ai një praktikë kultivuese të mëndjes dhe të trupit.

Vetëm nëse ai ka cilësi të lindur jashtëzakonisht të mirë dhe vetën nën një rrethanë të tillë të pazakontë mundet të aplikohet metoda e marrosjes së vërtetë për të. Me fjalë të tjera, kur nuk ka absolutisht asnjë shpresë që ky person të kthehet në origjinë me përpjekjet e veta, kjo metodë që e bën atë të marrë mund të përdoret. Disa funksione të trurit të tij do të kyçen. Për shembull, si qënie njerëzore ne kemi frikë nga të ftohtit dhe pisllëku, kështu ato pjesë të trurit që lidhen me frikën nga të ftohtit dhe pisllëku do të kyçen. Pasi disa funksione të trurit nuk punojnë, ai do të duket sikur ka probleme mendore dhe do të veprojë si një njeri me të vërtetë i marrë. Por ai zakonisht nuk bën ndonjë gjë të keqe dhe as nuk përbuz apo godet njeri. Përkundrazi, ai shpesh kryen vepra të mira por është shumë mizor me veten. Për shkak se ai është i pandjeshëm ndaj të ftohtit, në dimër ai do të vrapojë nëpër borë zbathur dhe veshur hollë. Këmbët e tij do të ngrijnë nga të ftohtit aq sa të gjakosen keq. Për shkak se ai është i pandjeshëm ndaj pisllëkut, ai do të guxojë të hajë jashtëqitje dhe të pijë urinë njeriu. Unë njëherë kam njohur një person të tillë që hante jashtëqitjen e kuajve sikur të ishte e shijshme, megjithese ishte gur e ngrirë. Ai mund të vuante vështirësitë që një njeri i zakonshëm nuk do të mund të vuante me një mëndje të kthjellët. Imagjinoni sa shumë e bënte të vuante marrëzia atë. Natyrisht, njerëz të tillë kanë aftësi supernormale; shumica e tyre janë gra të moshuara. Grave të moshuara ia lidhnin këmbët në të kaluarën, por ishte njëra që mund të kërcente pa mundim mbi një mur rreth dy apo më shumë metra. Kur familja e saj pa që ajo ishte marrosur dhe gjithmonë ikte nga shtëpia, ata e mbyllnin atë në shtëpi. Sapo anëtarët e familjes largoheshin, ajo do e hapte derën vetëm duke drejtuar gishtërinjtë nga çelësi i derës. Pastaj ajo ja mbathte. Më pas, ata do e mbërthenin atë me zinxhira hekuri. Kur të gjithë iknin nga shtëpia, ajo i shkunte zinxhirët pa mundim. Ishte e pamundur ta mbaje atë nën kontroll. Me këtë, ajo do të vuante shumë vështirësi. Për shkak se ajo vuante shumë dhe tepër mizorisht, ajo do të paguante shpejt detyrimet që kishte nga kur kish bërë keq. Do të duheshin maksimumi tre vjet dhe zakonisht vetëm një apo dy vjet sepse ajo lloj vuajtjeje  ishte shumë e tmerrshme. Pas kësaj, ajo do të kuptonte menjëherë se çfarë kish ndodhur. Për shkak se ajo përfundoi kultivimin, asaj do t’i çlirohej gongu menjëherë i shoqëruar me një shumëllojshmëri fuqish hyjnore. Këto raste ndeshen shumë rrallë por kanë ekzistuar disa në histori. Njerëzit me cilësi të lindur mesatare nuk do të lejohen ta bëjnë kështu. Dihet që në histori janë dokumentuar me të vërtetë murgj apo Taoistë të marrë, si murgu i marrë që nxorri Qin Hui-n nga tempulli me fshesë si dhe histori të tjera rreth Taoistësh të marrë. Ka shumë histori të tilla klasike.

Përsa i përket marrosjes nga kultivimi, ne mund të themi që ai përfundimisht nuk ekziston. Nëse dikush mund “të prodhojë zjarr” dhe nëse është me të vërtetë i tillë, unë do të thoja që ky njeri është mjaft i zoti. Nëqoftëse një person mund të ndezë zjarr duke hapur gojën apo duke shtrirë dorën, apo të ndezë një cigare me një gisht, unë do ta quaja atë aftësi supernormale!

Ndërhyrja Demonike në Kultivim

Çfarë është ndërhyrja demonike në kultivim? Ajo është ndërhyrje me te cilën ne ndeshemi shpesh në praktikën e qigongut. Si ndodh që praktika e qigongut tërheq ndërhyrje demonike? Në fakt dalin shumë vështirësi kur një njeri don të praktikojë kultivim. Një person nuk do të mund t’ja arrinte kultivimit të vërtetë pa mbrojtjen e Fashenit im. Sapo ju dilni nga pragu i derës, jeta juaj mund të ishte në rrezik. Shpirti Primordial i personit nuk vdes. Atëhere, në aktivitetin tuaj shoqëror në jetët e shkuara, ju mund t’i keni hyrë në borxh të tjerëve, keqtrajtuar të tjerët apo të keni kryer vepra të tjera të këqija. Këta kreditorë do t’ju kërkojnë. Thuhet në Buddhizëm që një njeri jeton për shkak të shpagimit karmik. Nëse ju i detyroheni dikujt, ai do t’ju kërkojë për të marrë shpagimin. Nëse ai merr më shumë shpagim, atij do t’i duhet t’ju kthejë tepricën herën tjetër. Nëse një bir nuk respekton prindërit e tij, ata do të shkëmbejnë vendet në jetën tjetër. Kështu shkojnë gjërat rrotull. Por ne kemi vërejtur me të vërtetë ndërhyrje demonike e cila ju pengon juve të praktikoni qigong. Të gjitha ato kanë marrëdhënie karmike dhe nuk ekzistojnë pa shkak. Nuk do të lejoheshin të ekzistonin pa shkak.

Forma më e zakonshme e ndërhyrjes demonike ndodh si vijon. Para se të praktikoni qigong, ambjenti juaj është relativisht i qetë; tani që ju i keni mësuar ushtrimet, ju gjithmonë doni t’i praktikoni ato. Por sapo ju uleni për të filluar meditimin, papritmas fillon zhurma jashtë dhomës. Dëgjohen buri makinash, të ecura në koridore, biseda, përplasje dyersh dhe një radio nga jashtë. Nuk është më qetësi. Nëse ju nuk po praktikoni, ambjenti është mjaft i qetë, por sapo ju filloni të praktikoni ushtrimet, ndodh kështu. Shumë prej jush nuk e kanë menduar gjatë. Çfarë po ndodh me të vërtetë? Juve ju duket e çuditshme dhe ndjeheni mjaft të zhgënjyer që nuk mund të praktikoni qigong. Kjo “çuditje” do t’ju ndalojë të praktikoni. Është një demon që ju ndërhyn, pasi ai manipulon njerëzit që të shqetësojnë ty. Kjo është forma më e thjeshtë e ndërhyrjes dhe mund t’ja arrijë qëllimit që të ndalojë praktikën tuaj të qigongut. Nëqoftëse ju praktikoni qigong dhe arrini Taon atëhere si i bëhet për ato detyrimet e papaguara që ju i detyroheni të tjerëve? Ata nuk do ta lejojnë këtë, kështu që ata nuk do t’ju lënë të praktikoni qigong. Për më tepër, kjo është gjithashtu një tregues i një niveli të caktuar. Pas një periudhë kohe ky fenomen nuk do të lejohet të ekzistojë. Me fjalë të tjera, pasi këto borxhe të konsumohen, ato nuk do të lejohen të vijnë e ndërhyjnë përsëri. Kjo për arsye se ata që praktikojnë kultivim në Falun Dafën tonë bëjnë përparim të shpejtë dhe ata gjithashtu ngjiten shpejt në nivele.

Ka dhe një formë tjetër ndërhyrje demonike. Ju e dini që nëpërmjet praktikës së qigongut Syri ynë Qiellor mund të hapet. Me Syrin Qiellor të hapur disa njerëz mund të shohin skena ose fytyra të frikshme kur praktikojnë qigong në shtëpi. Disa kanë flokë të ngatërruar e të gjatë dhe disa duan të ndeshen me ju apo bëjnë lëvizje të ndryshme frikësuese. Ngandonjëherë dikush mund t’i shohë ato të zvarriten jashtë dritares me pamje shumë të frikshme. Si mund të ndodhë një situatë e tillë? Kjo është një formë ndërhyrjeje demonike. Sidoqoftë, në shkollën tonë të Falun Dafës ky rast ndeshet shumë rrallë. Mbase ndodh një në njëqind vetë. Shumica e njerëzve nuk do të ndeshen me këtë situatë. Ngaqë nuk ka asnjë përfitim për praktikën tuaj, nuk lejohet t’ju ndërhyjë kështu. Në praktikat e tjera konvencionale, kjo lloj ndërhyrjeje është fenomeni më i zakonshëm dhe ai zgjat për një periudhë mjaft të gjatë. Disa njerëz nuk mund të praktikojnë qigong sepse frikësohen pikërisht për këtë arsye. Dikush zakonisht zgjedh për të praktikuar qigong ambjentin e qetë të natës. Nëse ai do të shikonte dikë që qëndron përpara syve të tij me pamje gjysmë-fantazmë dhe gjysmë-njeri, ai do të ishte tepër i frikësuar për të praktikuar qigong. Zakonisht nuk ekziston një fenomen i tillë në Falun Dafën tonë. Por ka disa përjashtime tepër të rralla pasi disa njerëz kanë kushte shumë të veçanta.

Një lloj praktike tjetër është kultivimi i brendshëm dhe i jashtëm. Ajo kërkon praktikën e arteve marciale dhe kultivim të brendshëm. Kjo lloj praktike shihet zakonisht në Shkollën Tao. Sapo një person studjon këtë praktikë, ai do të ndeshet shpesh me një lloj ndërhyrje demonike që nuk ndeshet në praktikat e zakonshme, por ndodh vetëm në praktikat e kultivimit të brendshëm dhe të jashtëm, apo në ato të arteve marciale. Domethënë do të ketë njerëz që e kërkojnë atë për t’u ndeshur. Ka shumë praktikues Taoistë në botë; shumë prej tyre janë studentë të arteve marciale apo bëjnë kultivim të brendshëm dhe të jashtëm. Një student i arteve marciale mund të zhvillojë gjithashtu gong. Pse ndodh kjo? Nëqoftëse një person heq dëshirat e tjera si famën dhe përfitimin vetjak, ai gjithashtu mund të rrisë gong. Por dëshira e tij e konkurencës don kohë për t’u hequr dhe do të braktiset shumë ngadalë. Prandaj, ai do ta bëjë një gjë të tillë me lehtësi, gjë që mund të ndodhë edhe në nivele të caktuara. Ndërsa është ulur në meditim, ai e din se kush po praktikon arte marciale. Shpirti i tij Primordial do ta lërë trupin për të ftuar në ndeshje një person tjetër dhe për të parë se kush e ka artin marcial më të mirë dhe kështu shpërthen një dyluftim. Këto gjëra ndodhin në dimensione të tjera, ku dikush mund të vijë për të luftuar. Nëse ai refuzon, personi tjetër do ta vrasë atë me të vërtetë. Pra një luftim midis të dyve shpërthen. Sapo ky person bjen të flerë, dikush do ta kërkojë atë që të ndeshet dhe kjo e bën natën e tij pa prehje. Në fakt kjo është koha për të hequr dëshirën e tij të konkurencës. Nëqoftëse ky mentalitet konkurues nuk braktiset, ai nuk do të ndryshojë. Ndërsa koha kalon, ai akoma nuk mund të lëvisë përtej këtij niveli edhe pas disa vitesh. Ai do të bëhet i paaftë për të vazhduar praktikën e qigongut. Me kaq energji të konsumuar, trupi i tij fizik gjithashtu nuk mund të durojë më dhe mund të bëhet shpejt i paaftë. Kështu, në praktikat e kultivimit të brendshëm dhe të jashtëm, një njeri mund të ndeshet me një situatë të tillë dhe kjo është tepër e zakonshme. Në praktikën tonë të kultivimit të brendshëm nuk ka ndonjë situatë të tillë dhe as që lejohet ajo që të ndodhë. Këto forma të ndryshme që sapo diskutova ndodhin mjaft shpesh.

Ka edhe një formë tjetër ndërhyrjeje demonike që të gjithë, duke përfshirë dhe secilin në shkollën tonë të praktikës, do ta ndeshin: Ky është demoni i epshit. Kjo është diçka shumë serioze. Në shoqërinë njerëzore nëpërmjet martesës, njerëzimi mund të krijojë pasardhësit. Raca njerëzore zhvillohet në këtë mënyrë dhe sentimentalizmi është gjithashtu pjesë e shoqërisë njerëzore. Kështu, një gjë e tillë është plotësisht e justifikuar për njerëzit e zakonshëm. Përderisa njerëzit kanë emocione, të mërzitesh është emocion, po kështu janë lumturia, dashuria, urrejtja, të kënaqurit nga kryerja e një gjëje, marazi nga kryeja e një gjëje tjetër, të pëlqyerit e dikujt më shumë se një tjetër, qefet dhe pakënaqësitë—çdo gjë është emocion dhe njerëzit e zakonshëm jetojnë veç për të. Prandaj, si praktikues dhe si një njeri që ngrihet mbi çdo gjë, ju nuk duhet të përdorni këtë logjikë për t’i gjykuar gjërat dhe ju duhet të çliroheni prej tyre. Prandaj, përsa i përket gjithë dëshirave që vijnë nga emocioni, ne duhet t’i marrim ato lehtshëm dhe gradualisht t’i braktisim ato. Dëshirat, epshi dhe gjëra të kësaj natyre janë të gjitha vese njerëzore dhe të gjitha ato duhet të braktisen.

Shkolla jonë e praktikës, ose të paktën ajo pjesë që praktikon kultivim midis njerëzve të zakonshëm, nuk kërkon nga ju që të bëheni murgj apo murgesha. Praktikuesit e rinj duhet të kenë familje. Pra, si duhet të trajtohet kjo çështje? Unë kam thënë që shkolla jonë e praktikës synon direkt mëndjen e njeriut. Nuk ju bën juve që në fakt të humbni ndonjë gjë përsa i përket të mirave materiale. Përkundrazi, ju duhet të kalisni karakterin tuaj midis të mirave materiale të njerëzve të zakonshëm. Ai që përmirësohet në të vërtetë është karakteri juaj. Nëse ju mund të hiqni veset, ju jeni i aftë të braktisni çdo gjë; po t’ju kërkohet të heqni dorë nga të mirat materiale, ju me siguri do të jeni i aftë për ta bërë këtë. Nëse nuk i hiqni veset, ju nuk do të jeni në gjëndje të braktisni asgjë. Prandaj, qëllimi i vërtetë i kultivimit është që të kultivoni zemrën tuaj. Praktika kultivuese në tempuj ju detyron juve të humbni këto gjëra në mënyrë që të zhdukni veset tuaja. Duke mos ju lënë që të mendoni për to, ata ju detyrojnë që t’i refuzoni ato plotësisht; kështu ata kanë adoptuar një metodë të tillë. Por ne nuk kërkojmë nga ju që të veproni kështu. Ne kërkojmë që ju të tregoni më pak interes për të mirat materiale që gjenden para jush. Prandaj, ata që kultivojnë në shkollën tonë të praktikës janë shumë të qëndrueshëm. Ne nuk kërkojmë që ju të bëheni murgj apo murgesha. Pasi praktika jonë të përhapet më shumë në të ardhmen, praktikuesit tanë që praktikojnë kultivim midis njerëzve të zakonshëm nuk do të kthehen në gjysmë murgj. Nuk lejohet që çdo praktikues i Falun Dafës të bëhet i tillë. Gjatë praktikës, ne kërkojmë nga secili sa vijon: Nëqoftëse ju praktikoni dhe bashkeshorti (-ja)  juaj nuk praktikojnë, nuk lejohet që ju të divorcoheni për shkak të praktikës. Me fjalë të tjera, ne duhet ta marrin atë lehtshëm dhe të mos i vëmë aq rëndësi sa i japin njerëzit e zakonshëm. Në veçanti, e ashtuquajtura liri seksuale dhe pornografia në shoqërisë e sotme u ndërhyjnë njerëzve. Disa njerëz janë shumë të interesuar në këto gjëra. Si praktikues, ne nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi atyre.

Nga pikëpamja e një niveli të lartë, njerëzit po luajmë me baltë në shoqëri pa e kuptuar se ajo është e pisët. Ata po luajnë me baltë në tokë. Ne kemi thënë se ju nuk duhet të shkaktoni prishjen e harmonisë në familjen tuaj për shkak të kësaj çështje. Prandaj, në këtë fazë, ju duhet ta merrni atë lehtas. Është mirë të ruani një jetë martesore normale dhe të harmonishme. Në të ardhmen, kur ju arrini një farë niveli, do të keni gjendjen kultivuese të atij niveli. Tani për tani duhet të jetë kështu dhe jeni në rregull nëse i përmbaheni kësaj kërkese. Natyrisht, ju nuk duhet të shkoni pas gjërave që ndodhin sot në shoqëri. Si mund të lejohet kjo?

Një faktor tjetër ka lidhje me këtë çështje. Ju e dini që trupat e praktikuesve tanë kanë energji. Tashmë, tetëdhjetë deri në nëntëdhjetë përqind e njerëzve nga kjo klasë jo vetëm që do t’i shërohen sëmundjet por do të zhvillojnë gjithashtu gongun e tyre. Kështu, trupi juaj mbart energji shumë të fuqishme. Gongu dhe niveli i karakterit tuaj në këtë kohë nuk janë në proporcion të barabartë. Gongu juaj është përkohësisht më i lartë, pasi unë e rris menjëherë dhe tani ai pret që ju të përmirësoni karakterin juaj. Karakteri juaj do ta arrijë atë gradualisht. Është e garantuar që brenda kësaj periudhe kohe do ta arrijë.  Kështu që ne e kemi bërë këtë para kohe. Me fjalë të tjera, ju keni një sasi energjie. Meqenëse energjia e kultivuar nga një rrugë e drejtë është plotësisht e pastër dhe dashamirëse, të gjithë ju që jeni ulur këtu ndjeni një atmosfere qetësuese dhe dashamirëse. Unë e kam kultivuar veten në këtë mënyrë dhe i mbart këto gjëra me vete. Të gjithë ju që jeni ulur këtu jeni në harmoni pa mendime të këqija dhe asnjeriu nuk i shkon mëndja për të pirë cigare. Në të ardhmen, ju duhet të ndiqni kërkesat e Dafës sonë dhe gongu që ju do të zhvilloni nëpërmjet praktikës kultivuese do të jetë i njejtë. Me fuqinë e gongut në rritje, energjia që shpërndahet nga gongu në trupin tuaj do të jetë gjithashtu e fuqishme. Edhe sikur të mos jetë aq e fuqishme, një njeri i zakonshëm brenda fushës tuaj të energjisë do të kufizohet. Ose nëse ju jeni në shtëpi, ju do të frenoni anëtarët e familjes suaj. Pse ndodh kështu? Juve nuk ju duhet të përdorni as mëndjen për ta bërë këtë. Kjo fushë është plot harmoni, dashamirësi dhe plot besim. Prandaj, njerëzit zor se do të mendojnë për gjëra të këqija apo kryejnë vepra të këqija. Ka këtë efekt.

Dje unë thashë që drita e Buddhës ndriçon kudo dhe korigjon të gjitha anomalitë. Me fjalë të tjera, energjia e shpërndarë nga trupi ynë mund të korigjojë të gjitha gjendjet anormale. Prandaj nën efektin e kësaj fushe, nëse ju nuk mendoni për këto gjëra, ju do të frenoni pa dashur edhe bashkëshortin (-ten) tuaj. Nëqoftëse ju nuk do të mendoni për to as bashkëshorti (-ja) juaj nuk do të mendojë për to. Por kjo nuk është absolute, pasi në ambjentin e sotëm ka nga të gjitha llojet e gjërave në televizor që po ta ndezësh, mund të nxisin dëshirat e njerezve me lehtësi. Por në kushtet normale ju keni këtë efekt frenues. Në të ardhmen kur ju te arrini nivele të larta në praktikën kultivuese, pa ju thënë unë, ju do të dini se çfarë të bëni. Në atë kohë do të ekzistojë një gjëndje tjetër për të siguruar një jetë me harmoni. Prandaj, ju nuk duhet të shqetësoheni shumë për këtë, pasi të jesh tëper i shqetësuar është gjithashtu një ves. Nuk ka problem epshi ndërmjet burrit dhe gruas, por ekziston problemi dëshirës. Për aq kohë sa ju mund ta merrni lehtshëm dhe e konsideroni të drejtë një gjë në mëndje, çdo gjë do të shkojë mirë.

Pra, me çfarë lloj demonësh të epshit do të ndesheni ju? Nëse aftësia juaj e përqëndrimit në meditim nuk është e mjaftueshme, ai do t’ju shfaqet në ëndërr kur flini. Kur ju jeni duke fjetur apo medituar, ai do të shfaqet papritur. Nëse jeni mashkull një bukuroshe do të shfaqet. Nëse jeni femër, burri i ëndrrave tuaja do të shfaqet. Dhe ata do të jenë lakuriq. Me t’u eksituar, ju do të vini dhe do e bëni realitet. Pa mendojeni pak të gjithë: Në praktikën tonë kultivuese, esenca e trupit përdoret për të kultivuar jetën; ju nuk mund të vini gjithmonë kështu. Ndërkohë, ju nuk e keni kaluar testin e epshit. Si mund të lejohet një gjë e tillë? Prandaj, unë po ju them se të gjithë do të ndesheni me këtë çështje—është e garantuar. Ndërkohë që po ju mësoj Ligjin, unë ju transmetoj një energji shumë të fuqishme në mëndjen tuaj. Ju mund të mos kujtoni me hollësi së çfarë kam thënë unë pasi të dilni nga kjo derë, por kur ju të ndesheni në fakt me këtë çështje, ju do të kujtoheni se çfarë kam thënë. Për aq kohë sa ju e konsideroni veten si praktikues, ju do ta kujtoni menjëhere dhe do të jeni të aftë ta përmbani veten dhe pastaj do të mund ta kaloni këtë test. Nëse ju e humbni testin herën e parë, do të jetë e vështirë për ta kaluar për herë të dytë. Por ka edhe raste kur një njeri që dështon herën e parë do të ndjejë keqardhje shumë të madhe kur të zgjohet nga gjumi. Ndoshta ky mendim dhe kjo gjëndje mendore do të përforcojë kujtesën tuaj në lidhje me të. Kur kjo gjë ndodh përsëri, ju do të jeni në gjëndje ta kontrolloni veten dhe ta kaloni testin. Nëse një njeri që e ka humbur testin nuk i bën përshtypje, do të jetë tepër e vështirë për ta kaluar atë më vonë. Është pa diskutim kështu.

Kjo formë ndërhyrjeje mund të vijë ose nga demonët ose nga mjeshtri, i cili transformon një objekt ne një tjetër për t’ju testuar. Të dyja format ekzistojnë pasi të gjithë duhet ta kalojnë këtë test. Ne e fillojmë praktikën kultivuese si njerëz të zakonshëm. Hapi i parë është ky test dhe çdo njeri do të ndeshet me të. Më lejoni t’ju jap një shembull. Kur po mësoja një klasë në Wuhan, atje ishte një djalë tridhjetë-vjeçar. Menjëherë sapo dhashë këtë leksion, ai shkoi në shtëpi dhe u ul të bënte ushtrimin e meditimit. Ai arriti të përqëndrohesh në meditim menjëherë. Pas kësaj, ai papritur pa Buddha Amitabhën të shfaqej në njërën anë dhe Lao Zi në anën tjetër. Këto ai i shkruajti në raportin e experiences së vet. Pasi u shfaqen, të dy e vështruan pa thënë asnjë fjalë dhe më pas u zhdukën. Më pas, Bodhisattva Avalokitesvara u shfaq me një vazo në duar nga e cila dilte një tym i bardhë. Ndërsa rrinte ulur aty dhe shihte çdo gjë sikur të ishte e gjallë, ai pati një kënaqësi të madhe. Papritur tymi u transformua në disa bukuroshe; bukuroshet janë ato vajzat fluturuese qiellore të cilat janë shumë magjepëse. Ato kërcyen për të me lëvizje shumë elegante. Ai tha me vete: “Ngaqë unë po praktikoj, Bodhisattva Avalokitesvara po me shpërblen duke transformuar disa bukuroshe që t’i shikoj unë dhe po dërgon vajzat fluturuese qiellore që të kërcejnë për mua.” Ndërsa ai po kënaqej nga ky mendim, këto bukuroshe papritur u zhveshën lakuriq dhe lëvizën drejt tij, duke iu afruar për ta përqafuar dhe përkëdhelur. Karakteri i këtij praktikuesi ishte përmirësuar shumë shpejt. Në atë çast, ai u alarmua menjëherë. Mendimi i parë që i erdhi në mëndje ishte: “Unë nuk jam një njeri i zakonshëm. Unë jam praktikues. Ju nuk duhet të më trajtoni në këtë mënyrë sepse unë jam një praktikues i Falun Dafës.” Sapo ky mendim u shfaq, çdo gjë u zhduk menjëherë përderisa ato ishin transformime gjithsesi. Pastaj Buddha Amitabha dhe Lao Zi u shfaqën përsëri. Lao Zi tregoi me gisht nga ky praktikues dhe i tha Buddha Amitabhës me një buzëqeshje: “Ky djalosh mund të mësohet.” Ai e kish fjalën se ky djalë është i mirë dhe se mund të mësojë.

Gjate gjithë historisë apo nga perspektiva e dimensioneve të larta, çështja e dëshirës dhe epshit kanë qenë shumë kritike në përcaktimin nëse një individ mund të praktikojë kultivim. Kështu që ne duhet me të vërtetë ti konsiderojmë këto gjëra me indiferencë. Sidoqoftë, ne praktikojmë kultivim midis njerëzve të zakonshëm, kështu që ne nuk ju kërkojmë të hiqni dorë plotësisht. Të paktën në stadin e tanishëm, ju duhet ta merrni lehtshëm dhe të mos i ngjani atij që ishit në të kaluarën. Si praktikues, ju duhet të jeni i tillë. Kurdo që ka ndërhyrje të çfarëdo lloji në praktikën kultivuese, ju duhet të shikoni për shkakun brenda vetes dhe të vendosni se çfarë ju nuk keni braktisur akoma.

Ndërhyrja Demonike nga Vetë Mëndja e Njeriut

Çfarë është “ndërhyrja demonike nga vetë mëndja e njeriut”? Trupi i njeriut ka një fushë materiale në çdo nivel dimensioni. Brënda një fushe të veçantë, çdo gjë në univers mund të reflektohet në fushën tuaj dimensionale si hije. Megjithëse janë hije ato kanë ekzistencë materiale. Çdo gjë brënda fushës suaj dimensionale diktohet nga mendimet në trurin tuaj. Pra, nëse ju me qetësi i shikoni gjërat me Syrin Qiellor dhe pa përdorur mëndjen, ajo që ju shikoni është e vërtetë. Nëse ju filloni sadopak të mendoni, ajo që shikoni do të jetë e rreme. Kjo quhet ndërhyrje demonike nga vetë mëndja juaj  apo “transformim që ndjek mendimin.” Kjo ndodh sepse disa praktikues nuk e trajtojnë veten si praktikues dhe janë të paaftë ta trajtojnë veten ashtu siç duhet. Ata shkojnë pas aftësive supernatyrale dhe janë të dhënë pas gjërave të parëndësishme apo të dëgjojnë diçka nga dimensione të tjera. Ata jepen pas këtyrë gjërave. Është e lehtë që këta njerëz të zhvillojnë ndërhyrje demonike nga vetë mëndja e tyre dhe të bien në nivele të ulta. Pamvarësisht sesa i lartë është niveli kultivues i tij, sapo ndodh ky problem ai do të bjerë drejt e në fund dhe në këtë mënyrë të shkatërrohet—kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze. Nuk është si rastet e tjera ku nëse një person dështon në një test të karakterit herën e parë, ai mund të ngrihet e të vazhdojë përsëri të kultivojë. Kjo nuk ndodh në rastin e ndërhyrjes demonike nga vetë mëndja e njeriut, pasi jeta e këtij personi do të shkatërrohet. Veçanërisht për ata praktikues me Syrin Qiellor të hapur në një farë niveli, ky problem mund të ndodhë lehtë. Gjithashtu, disa njerëz gjithmonë kanë ndërhyrje nga mesazhe të huaja në ndërgjegjen e tyre dhe ata besojnë çfarëdo që u thuhet nga këto mesazhe të huaja; ky problem mund t’u ndodhë dhe atyre gjithashtu. Prandaj, disa prej jush me Syrin Qiellor të hapur do të kenë ndërhyrje nga mesazhe të llojeve të ndryshme.

Më lejoni t’ju jap një shembull. Është shumë e vështirë për një njeri që të mbajë mëndjen pa ndërhyrje në një nivel të ulët kultivimi. Ju mund të mos jeni në gjëndje të shikoni qartë pamjen e mësuesit tuaj. Një ditë ju mund të shikoni papritmas një Qënie Qiellore të madhe dhe të lartë. Ai ju bën disa komplimente dhe ju mëson diçka. Nëse ju e pranoni atë, gongu juaj do të prishet. Sapo të ndjeheni i kënaqur dhe ta pranoni atë si mjeshtrin tuaj, ju do të shkoni me të. Por ai nuk ka arritur Shkallën e Duhur për vete. Në atë dimension trupi i tij mund të bëhet i madh apo i vogël. Me diçka të tillë para syve dhe duke parë këtë Qënie Qiellore, ju do të jeni me të vërtetë i emocionuar. Me këtë emocion, a nuk do të shkoni ju të mësoni prej tij? Është shumë e vështirë të shpëtosh një praktikues nëqoftëse ai nuk sillet ashtu siç duhet. Ai mund ta shkatërrojë veten me shumë lehtësi. Qëniet Qiellore janë të gjitha të pavdekshme, por edhe ato nuk kanë arritur Shkallën e Duhur dhe do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ringjalljes njësoj si të tjerët. Nëqoftëse ju shkarazi e merrni një qënie të tillë për mjeshtrin tuaj dhe i shkoni atij nga pas, ku do t’ju çojë ai? Ai nuk mund të arrijë Shkallën e Duhur për vete. A nuk do të shkonte kot kultivimi juaj? Faktikisht, gongu juaj do të prishej. Është shumë e vështirë që një njeri ta mbajë mëndjen pa ndërhyrje. Unë po ju them të gjithëve që kjo është një çështje shumë serioze dhe shumë prej jush do ta kenë këtë problem më vonë. Unë ju kam mësuar juve Ligjin; varet nga ju nëse ju mund të silleni ashtu siç duhet. Kjo që diskutova është një nga situatat. Mos e lejoni mëndjen tuaj të shqetësohet kur ju shikoni një Qënie të Shumëlartësuar nga një shkollë praktike tjetër. Qëndro vetëm me një shkollë. Nëse është një Buddhë, një Tao, një Qënie Qiellore apo një demon, ata nuk duhet të të prekin në zemër. Duke u sjellë në këtë mënyrë, suksesi është i sigurt.

Ndërhyrja demonike nga vetë mëndja e juaj manifestohet edhe në forma të tjera. Ju mund të keni ndërhyrje nga një i afërm i juaj që ka vdekur i cili qan dhe ju lutet që të bëni këtë apo atë gjë. Gjëra nga më të ndryshmet mund të ndodhin. A do të qëndrojë mëndja juaj pa u lëkundur? Supozojmë që ju jeni shumë i dhënë pas një fëmije apo prindërve tuaj dhe ata kanë vdekur. Ata ju thonë që të bëni disa gjëra..., gjëra këto që ju nuk duhet t’i bëni. Nëqoftëse ju i bëni, do të jetë keq. Është tepër e vështirë të jesh praktikues. Është thënë që Buddhizmi është në kaos. Ka marrë gjëra madje dhe nga Konfucionizmi si respektin për prindërit dhe dashurinë për fëmijët. Buddhizmi nuk ka pasur përmbajtje të tillë. Çfarë do të thotë kjo? Përderisa jeta juaj e vërtetë është Shpirti Kryesor, ajo që i dha jetë Shpirtit Kryesor është nëna juaj e vërtetë. Gjatë ringjalljes ju keni patur nëna që kanë qenë njerëzorë dhe jonjerëzorë dhe aq shumë saqë nuk numërohen. Gjithashtu nuk numërohen edhe djemtë apo vajzat që ju keni patur gjatë jetëve të tjera. Kush është nëna juaj? Kush është djali apo vajza juaj? Asnjeri nuk e di pasi personi vdes. Ju përsëri duhet të paguani për atë që i detyroheni të tjerëve. Njerëzit jetojnë në mjergull dhe nuk mund të heqin dorë nga këto gjëra. Fëmijët e dikujt kanë vdekur dhe ata nuk i heqin nga mëndja djemtë apo vajzat e tyre dhe pretendojnë se ata ishin kaq të mire. Tjetri thotë se sa njeri i mirë është nëna e tij por më vonë edhe ajo vdes. Ky person dëshpërohet kaq shumë saqë don ti shkojë nga mbrapa. Pse nuk mendoni pak? A nuk janë ata këtu për t’ju munduar ? Ata përdorin këtë formë për ta bërë të pamundur që të jetoni rehat.

Mbase njerëzit e zakonshëm nuk e kuptojnë këtë: nëse ju jeni i dhënë pas këtyre gjërave, ju nuk mund të praktikoni kultivim aspak. Prandaj Buddhizmi nuk ka përmbajtje të tillë. Nëqoftëse ju doni të praktikoni kultivim, ju duhet të braktisni sentimentalizmin njerëzor. Natyrisht duke qënë se praktikojmë kultivim në shoqërinë njerëzore, ne duhet të respektojmë prindërit dhe të edukojmë fëmijët. Në të gjitha rrethanat, ne duhet të jemi të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët, jo më pastaj me anëtarët e familjes. Ne duhet t’i trajtojmë të gjithë njësoj. Ne duhet të jemi të mirë me prindërit dhe fëmijët dhe ti trajtojmë të tjerët me respekt. Një zemër e tillë nuk është egoiste por është një zemër dashamirëse dhe mëshiruese. Sentimentalizmi është diçka e njerëzve të zakonshëm dhe ata jetojnë veç për të.

Shumë njerëz nuk sillen mirë dhe kjo u sjell vështirësi në praktikën kultivuese. Një person mund të pretendojë se një Buddha i ka thënë atij diçka. Veç nëqoftëse ju kanoset ndonjë rrezik për jetën dhe ju thuhet se si ta eliminoni, të gjithë ata që ju thonë se do të keni një problem sot apo që diçka do t’ju ndodhë së shpejti dhe se si t’i evitoni ato, ata që ju tregojnë çmimin e parë të llotarisë dhe ju thonë ta provoni dhe ata që duan të merrni gjëra të mira nga shoqëria, janë djaj. Nëqoftëse ju gjithmonë doni t’ja hidhni të tjerëve dhe nuk e kaloni këtë test, ju nuk do të përmirësoheni. Nëqoftëse ju jetoni shumë mirë midis njerëzve si mund të praktikoni ju kultivim? Si mund të transformohet karma juaj? Si do të keni ju një mjedis për të përmirësuar karakterin dhe transformuar karmën? Secili duhet ta ngulisë këtë në mëndje. Një djall mund t’ju lavdërojë dhe t’ju thotë se niveli juaj është kaq i lartë, apo se çfarë Buddha apo Tao i madh ti je dhe se mendon që ti je i mrekullueshëm—ata janë të gjithë të rremë. Si një njeri që praktikon vërtet kultivim drejt niveleve të larta ju duhet të hiqni dorë nga veset e ndryshme. Kur të ndesheni me këto probleme, ju duhet të jeni vigjilent!

Gjatë praktikës kultivuese, Syri juaj Qiellor do të hapet. Me Syrin Qiellor të hapur një njeri do të ketë vështirësitë e veta në kultivim. Me Syrin Qiellor të mbyllur një njeri përsëri do të ketë vështirësi në kultivim. Në të dyja rastet nuk do të jetë e lehtë të praktikosh kultivim. Pasi t’ju hapet Syri Qiellor, mesazhe të ndryshme  do t’ju ndërhyjnë dhe do të jetë vërtetë e vështirë për ju që të silleni mirë. Në dimensionet e tjera çdo gjë është vezulluese për sytë, shumë e bukur dhe e mrekullueshme, të gjitha këto mund t’ju ndjellin në zemrën. Me t’ju prekur në zemër, ju mund të keni ndërhyrje dhe gongu juaj do të prishet—kështu ndodh zakonisht. Prandaj, kur një person që ka ndërhyrje demonike nga mëndja e vet nuk sillet ashtu siç duhet, një situatë e tillë do të ndodhë. Për shembull, sapo një njeri të krijojë një mendim të keq, do të jetë shumë e rrezikshme. Një ditë Syri i tij Qiellor hapet dhe ai i sheh gjërat shumë qartë. Ai mendon: “Në këtë grup praktikuesish vetëm Syri im Qiellor është hapur shumë mirë. Mbase unë jam një njeri i veçantë? Unë mund të mësoj Falun Dafën e Mësuesit Li dhe e kam mësuar atë kaq mirë, më mirë se të gjithë të tjerët. Ndoshta unë nuk jam një njeri i zakonshëm.” Ky mendim nuk është i drejtë. Ai do të pyesë veten: “Ndoshta unë jam një Buddha. Pa t’i hedh një sy vetes.” Kur ai shikon veten, atij do t’i duket vetja me të vërtetë Buddhë. Pse ndodh kjo? Arsyeja është se gjithçka brënda fushës së tij dimensionale rreth trupit të tij do të transformohet në përputhje me mendimet e tij, e cila quhet “transformim që ndjek mendimin”.

Çdo gjë që reflektohet nga universi do të transformohet në përputhje me mendimet e personit sepse çdo gjë brënda fushës së tij dimensionale është nën urdhërat e tij. Po kështu janë dhe imazhet e reflektuara të cilat janë gjithashtu diçka materiale. Ky njeri mendon: “Ndoshta unë jam një Buddha dhe mbase dhe rrobat që kam veshur janë si të Buddhës.” Pastaj ai do t’i hedhë një sy vetes dhe do të shohë që ajo që ka veshur është me të vërtetë një veshje Buddhe. “Uau, unë me të vërtetë qënkam një Buddha”. Ai do të gëzohet shumë. “Ndoshta nuk jam një Buddha i vogël.” Me një shikim tjetër vetes dhe atij do t’i duket vetja një Buddha i madh. “Ndoshta unë jam më i madh se Li Hongzhi!” Ai do ti hedhë përsëri një sy vetes: “Uau, unë jam me të vërtetë më i madh se Li Hongzhi.” Disa njerëz e dëgjojnë këtë dhe me veshë. Një djall do t’i ndërhyjë dhe thotë: “Ti je më i madh se Li Hongzhi. Shumë më i madh se Li Hongzhi.” Ai do ta besojë këtë. A keni menduar se si do të praktikoni kultivim në të ardhmen? A keni praktikuar ju ndonjëherë kultivim? Kush ju mësoi juve të kultivoni? Edhe kur një Buddha i vërtetë vjen këtu me mission, edhe atij i duhet të praktikojë kultivim nga fillimi. Atij nuk do t’i jepet gongu i tij original dhe vetëm se ai do të përparojë më shpejt në praktikën kultivuese. Kështu, me të ndodhur një gjë e tillë, do të jetë e vështirë për personin që të ndihmojë veten të dalë nga kjo; ai do të krijojë këtë dëshirë menjëherë. Pasi të krijohet një dëshirë e tillë ai do të guxojë të thotë gjithçka: “Unë jam një Buddha. Ju nuk keni pse të mësoni nga të tjerët. Unë jam Buddha kështu unë do t’ju them se çfarë duhet të bëni.” Ai do të fillojë të bëjë gjëra të tilla.

A nuk kemi një të tillë në Changchun? Në fillim ai ishte shumë i mirë. Më pas, ai filloi të bënte gjëra të tilla. Ai mendoi se ishte një Buddha. Në fund ai e konsideroi veten më të madh se çdo njeri tjetër. Kjo ndodhi sepse ai nuk u soll ashtu siç duhet dhe prej dëshirës që krijoi. Pse ndodh një fenomen i tillë? Buddhizmi mëson se pavarësisht nga çfarë shikoni ju duhet të mos i vini rëndësi, sepse është e gjitha një vegim demonik dhe se ju duhet vetëm të vazhdoni të përparoni në kultivim duke medituar. Pse nuk ju lejon që t’i shihni ato dhe të jepeni pas tyre? Të paralajmëron ndaj këtij problemi. Në praktikën kultivuese në Buddhizëm nuk ka ndonjë metodë kultivuese përforcuese dhe as udhëzime në shkrimet e saj se si të mënjanosh këto gjëra. Sakyamuni nuk mësoi një Darmë të tillë në atë kohë. Me qëllim që të mënjanojë problemin e ndërhyrjes demonike nga vetë mëndja e njeriut apo transformin që ndjek mendimin, ai i quajti të gjitha skenat që shihen gjatë praktikës kultivuese si vegime demonike. Kështu që sapo krijohet një ves, ai të çon në vegime demonike dhe është shumë e vështirë për dikë që të çlirohet prej tyre. Nëqoftëse nuk trajtohet siç duhet, personi do të rrënohet dhe ndjekë rrugën e djallit. Për shkak se ai e quajti veten Buddhë, ai e ka demonizuar tashmë veten. Në fund, ai mund të zotërohet nga shpirtrat e këqinj apo të kalojë gjëra të tjera dhe të rrënohet përfundimisht. Zemra e tij do të kthehet gjithashtu në të pamoralshme dhe ai do të rrënohet plotësisht. Ka plot njerëz të tillë. Edhe në këtë klasë, ka njerëz që kanë mendim të lartë për veten dhe flasin me mëndjemadhësi. Është tabu edhe në Buddhizëm për të ditur se kush je ti në të vërtetë. Ajo të cilën sapo e diskutova, është një formë tjetër e ndërhyrjes demonike e cila quhet “ndërhyrjre demonike nga vetë mëndja e njeriut” apo “transformim që ndjek mendimin”. Ka disa praktikues të tillë në Beijing si dhe në disa krahina të tjera. Për më tepër, ata kanë shkaktuar ndërhyrje shumë serioze tek praktikuesit e tjerë.

Dikush më pyeti: “Mësues, pse nuk e eliminoni ju këtë problem?” Pa mendoni të gjithë: Nëse ne heqim të gjitha pengesat në rrugën tuaj të praktikës kultivuese, si do të praktikoni ju kultivim? Duke qenë nën këto rrethana të ndërhyrjes demonike mundet ju të tregoni nëse mund të vazhdoni kultivimin tuaj, të arrini lartësimin shpirtëror në Tao, të mos ndikoheni nga ndërhyrjet dhe të jeni të vendosur në këtë shkollë praktike. Valët e mëdha e sitin rërën, e tillë është dhe praktika kultivuese. Ajo që mbetet në fund do të jetë ar i pastër. Pa ndërhyrjeje të formave të tilla, unë do të thoja se do të ishte shumë e lehtë për të praktikuar kultivim. Për mendimin tim, kultivimi juaj është shumë i lehtë. Qëniet e Shumëlartësuara të niveleve të larta mund të mendojnë se kjo nuk është e drejte: “Çfarë po bën? Kështu do t’i shpëtosh njerëzit? Nuk ka pengesa në rrugën e kultivimit të tyre dhe të gjithë mund t’ia dalin mbanë në kultivim. A është ky kultivim? Ndërsa dikush përparon në kultivim, ai e ka me të lehtë dhe nuk ka ndërhyrje. Si mund të lejohet kjo?” Kështu është puna dhe unë e kam menduar këtë gjithashtu. Në fillim, u mora unë me shumë nga këta djaj. Nëqoftëse unë e bëj këtë vazhdimisht, edhe mua nuk më duket e drejtë kjo. Mua gjithashtu më thanë: “Ju ja keni bërë kultivimin atyre shumë të lehtë. Njerëzit kanë shumë pak vështirësi për të kaluar vetë. Ata kanë vetëm shumë pak probleme midis tyre. Ata kanë shumë vese që akoma nuk i kanë braktisur! Çështja është nëse ata do të arrijnë të kuptojnë vetë Dafën tënde kur janë në mes të vështirësive dhe problemeve.” Kjo ka të bëjë me këtë çështje kështu që do të ketë ndërhyrje dhe teste. Sapo thashë që kjo është një formë e ndërhyrjes demonike. Është shumë e vështirë që me të vërtetë të shpëtosh një njeri, e megjithatë kaq e lehtë për ta rrënuar. Sapo mëndja juaj nuk është e drejtë, ju do të rrënoheni menjëhërë.

Ndërgjegja Kryesore Duhet të Mbizotërojë

Për shkak se njerëzit kanë bërë të këqija në jetë të ndryshme, kjo ka rezultuar në fatkeqësi për njerëzit dhe në pengesa karmike për praktikuesit. Prandaj, do të ketë lindje, plakje, sëmundje dhe vdekje. Këto janë karmë e zakonshme. Ekziston edhe një karmë tjetër e fuqishme që ndikon shumë tek praktikuesit—kjo quhet karmë mendimesh. Njerëzve u duhet të mendojnë gjatë jetës së tyre. Ngaqë njerëzit janë në mjergull në mes të njerëzve të zakonshëm, ata do të zhvillojnë mendime për famë, përfitime, dëshira, zëmërim etj. Gradualisht këto mendime kthehen në karmë të fuqishme mendimesh. Përderisa çdo gjë në dimensionet e tjera ka jetë edhe karma ka jetë.  Kur dikush fillon të praktikojë  kultivim në një rrugë të drejtë, ai duhet të eliminojë karmën e vet. Të eliminosh karmën do të thotë ta zhdukësh dhe ta transformosh atë. Natyrisht, karma do të rezistojë prandaj ju do të keni vështirësi dhe pengesa. Por karma e mendimeve mund t’i ndërhyjë drejtëpërdrejt mëndjes suaj. Kështu, mëndja e personit mbart mallkime për Mësuesin dhe Dafën dhe ai mund të ketë mendime të liga apo fjalë fyese. Si pasojë disa praktikues nuk dinë se çfarë po ndodh dhe mendojnë se këto mendime u vijnë nga mëndja e tyre. Disa njerëz gjithashtu mendojnë se ato ju vijnë nga kafshë apo shpirtra zotërues, por nuk është ashtu. Në fakt, ato vijnë nga reflektimi i karmës së mendimeve në mëndjen e njeriut. Disa njerëz nuk kanë Ndërgjegje Kryesore të fortë dhe pajtohen me karmën e mendimeve për të kryer gjëra të këqija. Njerëz të tillë do të rrënohen dhe do të bien poshtë nga niveli. Sidoqoftë, shumica e njerëzve mund t’i heqin ato dhe t’i rezistojnë atyre me mendime shumë të vendosura  nga vetja (Ndërgjegje Kryesore të fortë). Kjo tregon se ky person mund të shpëtohet dhe mund të dallojë të mirën nga e keqja. Me fjalë të tjera, ky person ka cilësi ndriçimi shpirtëror të mirë. Fasheni im do t’ju ndihmojë të eliminoni shumicën e karmës së mendimeve. Kjo situatë ndodh shpesh. Me t’u shfaqur, një person do të vihet në provë për të pare nëse ai do të mund t’i mundë mendime të tilla të këqija vetë. Nëqoftëse një njeri është i vendosur, karma mund të eliminohet.

Mëndja Juaj Duhet të Jetë e Pastër

Çfarë do të thotë të mos kesh mëndje të pastër? Kjo i referohet paaftësisë së një personi për ta trajtuar veten gjithmonë si praktikues. Një praktikues do të ndeshet me vështirësi në praktikën kultivuese. Kur një vështirësi shfaqet, ajo mund të manifestohet si një konflikt ndërpersonal. Do të ketë inskenime dhe gjëra të tjera si këto, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në karakterin tuaj. Do të ketë shumë raste të tilla. Çfarë gjërash të tjera do të ndeshni ju? Trupat tuaj papritur mund të mos ndjehen mirë. Kjo ndodh për shkak se shpagimi i karmës manifestohet në mënyra të ndryshme. Në një periudhë kohe të caktuar, do t’ju bëjmë të mos jeni në gjëndje të dalloni qartë nëse diçka është e vërtetë, nëse gongu juaj ekziston, nëse ju mund të praktikoni dhe t’ja dilni mbanë apo nëse Buddhat ekzistojnë me të vërtetë. Në të ardhmen, këto situata do të shfaqen përsëri që t’ju krijojnë juve përshtypje të rreme dhe t’ju bëjnë të mendoni se ato nuk ekzistojnë dhe se janë të gjitha të rreme—kjo është për të parë nëse ju jeni të vendosur. Ju thoni se jeni të vendosur dhe të sigurtë. Me këtë vendosmëri, nëse me të vërtetë qëndroni të palëkundur, natyrisht ju do të veproni siç duhet sepse edhe karakteri juaj do të jetë përmirësuar. Por ju akoma nuk jeni aq të vendosur në këtë kohë. Nëqoftëse ja u japim këtë problem menjëherë, ju nuk do ta kuptoni atë aspak dhe as që do të jeni të aftë për të praktikuar kultivim. Vështirësitë mund të jenë nga më të ndryshmet.

Gjatë praktikës kultivuese një individ duhet të praktikojë në këtë mënyrë që të ngjitet në nivele të larta. Kështu sapo disa prej jush nuk ndjehen mirë fizikisht, ata do të mendojnë se janë të sëmurë. Ju nuk arritët ta trajtonit veten si praktikues në të gjitha rastet, sepse kur diçka e tillë ju ndodh, ju e konsideroni atë si sëmundje. Pse dalin kaq shumë probleme? Më lejoni t’ju them se një pjesë shumë e madhe e vështirësive është eliminuar për ju dhe ato që kanë mbetur tashmë janë tepër të vogla. Po të mos ishin eliminuar ju mund të kishit vdekur në vend po t’ju kishte dalë ky problem. Ndoshta ju nuk do të ishit në gjendje të çoheshit më kurrë nga shtrati. Kur t’ju dalë një vështirësi sado e vogël, ju nuk do të ndjeheni rehat. E si mund të jetë e rehatshme? Për shembull, kur unë dhashë mësim në Changchun ishte një person me cilësi të lindur shumë të mirë i cili me të vërtetë kishte prespektivë të mirë. Ai mu duk shumë i mirë dhe unë ia shtova pak vështirësitë kështu që ai ta hiqte karmën shpejt dhe të lartësohej shpirtërisht—unë po e përgatisja në këtë mënyrë. Papritur një ditë u duk sikur ai pësoi trombozë celebrale dhe ra në tokë. Atij ju duk sikur nuk mund të lëvizte dhe sikur gjymtyrët i ishin paralizuar. Atë e dërguan urgjentisht në spital për ta shpëtuar. Më vonë ai mundi të ecë përsëri. Pa mendojeni të gjithë: Me trombozë celebrale, si ka mundësi që një njeri të ecë dhe të lëvizë të katër gjymtyrët kaq shpejt? Në vend që ta falëndëronte, ai fajësoi Falun Dafën për atë që ndodhi. Ai nuk mendoi se si mundi ta merrte veten kaq shpejt pasi pësoi trombozë celebrale. Po të mos kishte praktikuar Falun Dafën në atë kohë, ai mund të kishte vdekur në vend. Ndoshta mund të mbetej i paralizuar për gjithë jetën dhe me të vërtetë të kishte pësuar trombozë celebrale.

Kjo tregon se sa e vështirë është të shpëtosh një njeri. Kaq shumë u bë për të dhe përsëri ai nuk e kuptoi; përkundrazi ai tha gjëra të tilla. Disa praktikues veteranë thonë: “Mësues, pse kam kaq siklet në të gjithë trupin? Unë shkoj gjithmonë në spital dhe bëj gjilpëra por nuk më bëjnë efekt. Marrja e mjekimeve gjithashtu nuk ndihmon.” Si nuk u erdhi zor të ma thoshin këtë mua! Sigurisht që nuk do të bëjnë gjë. Ato nuk janë sëmundje. Si mund të të bëjnë efekt? Ju mund të shkoni dhe të bëni analiza mjekësore. Ju nuk keni asgjë, vetëm se nuk ndjeheni rehat. Ne kemi një praktikues i cili theu disa gjilpëra në spital. Më në fund ilaçi u derdh dhe gjilpëra prapseprapë nuk hynte. Ai e kuptoi:  “Oh, unë jam praktikues dhe nuk duhet të bëj gjilpëra.” Ai e kuptoi se nuk duhet të bënte inxheksione. Prandaj, sa herë që ju ndesheni me vështirësi, kini kujdes që t’i kushtoni rëndësi kësaj çështjeje. Disa njerëz mendojnë se unë nuk i lejoj ata që të shkojnë në spital, kështu që ata thonë: “Nëse nuk më lejon të shkoj në spital, atëherë unë do të shkoj tek një mjeshtër qigongu.” Ata akoma e konsiderojnë atë si sëmundje dhe duan të shkojnë tek një mjeshtër qigongu. Ku mund të gjejnë ata një mjeshtër qigongu të vërtetë? Nëse gjejnë një të rremë, ata do të rrënohen menjëherë.

Ne kemi thënë: “Si mund të dalloni një mjeshtër qigongu të vërtetë nga një i rremë?” Shumë mjeshtër qigongu janë të vetëshpallur. Unë i jam nënshtruar eksperimenteve dhe kam vlerësimet nga institutet shkencore që i bëjnë ato. Shumë mjeshtër qigongu janë të rremë dhe të vetëshpallur. Ka shumë prej tyre që gënjejnë dhe mashtrojnë njerëzit. Një mjeshtër qigongu i tillë mund të shërojë sëmundje. Pse mund ta bëjë ai atë? Ai është i zotëruar nga shpirtrat apo kafshët pa të cilët ai nuk do të ishte i zoti të mashtronte njerëzit! Një shpirt i keq apo një kafshë zotëruese gjithashtu mund të çlirojë energji dhe të arrijë të kurojë sëmundjet. Duke qenë një formë energjie, ajo mund të frenojë njerëzit shumë kollaj. Por unë e kam thënë “Çfarë do t’ju japë ai shpirt i keq apo ajo kafshë zotëruese kur kuron sëmundjen tuaj?” Në nivelin më mikroskopik, ajo që ju jepet ka imazhin e shpirtit apo kafshës zotëruese. Çfarë do të bëni ju po t’ju transmetohet juve? Ekziston një thënie: “Është më e lehtë ta ftosh një shenjtor sesa ta largosh atë” Ne nuk kemi pse shqetësohemi me njerëzit e zakonshëm, pasi ata veç duan të jenë njerëz të zakonshëm dhe kërkojnë lehtësim të përkohshëm. Ndërsa ju jeni praktikues. A nuk doni ju të pastroni vazhdimisht trupin tuaj? Nëse ajo ju ngjitet në trup, kur do të mund ta hiqni qafe ju atë? Për më tepër ajo ka një farë sasie energjie. Disa njerëz do të pyesin: “Pse e lejon Falun një gjë të tillë të vijë? A nuk kemi ne Fashen e Mësuesit që na mbron?” Ekziston një parim në universin tonë: Asnjënjeri nuk do të ndërhyjë nëse ju e kërkoni diçka vetë. Për aq kohë sa ju e kërkoni atë, askush nuk do të ndërhyjë. Fashen im do t’ju ndalojë dhe do ju japë shenja. Nëqoftëse sheh se ju nuk ndryshoni, ai nuk do të kujdeset më për ju. A mund të detyrosh një njeri të praktikojë kultivim? Ju nuk jeni të detyruar të praktikoni kultivim. Varet nga ju nëse doni me të vërtetë të përparoni. Askush nuk mund të bëjë gjë për ju nëqoftëse ju nuk doni të përmirësoni veten. Ne ju kemi mësuar parimet dhe Ligjin. Kujt do t’ja hidhni fajin nëqoftëse ju akoma nuk doni të përmirësoni veten? Përsa i përket asaj që ju doni, si Falun ashtu dhe Fasheni im nuk do të ndërhyjnë—kjo është e sigurt. Disa njerëz mandje kanë shkuar edhe në klasa të tjera qigongu dhe pasi u kthyen në shtëpi nuk u ndjenë mirë. Natyrisht që kështu do të ndodhë. Pse Fasheni im nuk ju mbrojti? Për çfarë shkuat ju atje? Duke shkuar për të dëgjuar, a nuk do të thotë se kërkonit diçka? A mund të futej në trupin tuaj nëqoftëse ju nuk e morët atë me veshë? Disa njerëz e kanë deformuar Falunin e tyre. Më lejoni t’ju them se ky Falun është më i çmuar se jeta juaj. Është një jetë më e lartë që nuk mund ta shkatërrosh sipas dëshirës. Tani ka shumë mjeshtër qigongu të rremë dhe disa prej tyre janë mjaft të mirënjohur. Unë u kam thënë administratorëve të Shoqatës së Kërkimeve Shkencore të Qigongut në Kinë që, në kohët e lashta oborri mbretëror ishte infektuar njëherë nga Da Ji . Ajo dhelpër bëri shumë gjëra të liga por jo aq sa po bëjnë mjeshtrit e rremë qigong sot që po i sjellin dëm gjithë vendit. Sa njerëz kanë rënë viktima të tyre? Nga ana e jashtme duket si një gjë e mirë, por sa njerëz mbartin në trupat e tyre gjëra të tilla? Nëqoftëse ata jua japin juve, ju do e merrnit atë—ata janë tepër të përhapur. Prandaj, është e vështirë për një njeri të dallojë gjërat nga paraqitja.

Disa njerëz mund të mendojnë: “Pasi ndoqa këtë seminar qigongu dhe dëgjova atë që tha Li Hongzhi sot, kam kuptuar sa i madh dhe i thellë është qigongu! Nëqoftëse ka seminare të tjera qigongu do të shkoj të marr pjesë.” Unë do të thoja që ju absolutisht nuk duhet të shkoni atje. Nëqoftëse ju dëgjoni çfarë thuhet atje, gjëra të këqija do t’ju hyjnë në veshë. Është shumë e vështirë të shpëtosh një njeri dhe të ndryshosh mënyrën e tij të të  menduarit. Të pastrosh trupin e një njeriu është gjithashtu e vështirë. Ka kaq shumë mjeshtër të rremë qigongu. Përsa i përket madje dhe një mjeshtri të vërtetë qigongu nga një praktikë e vërtetë, a është ai vetë me të vërtetë i pastër? Disa kafshë janë shumë të këqija dhe megjithëse ato nuk mund t’i ngjiten atij në trup, prapseprapë ai nuk mundet t’i përzërë ato. Ky person dhe veçanërisht nxënësit e tij, nuk e kanë aftësinë  për të përballuar këto gjëra në një shkallë të madhe. Kur ai jep energji, bashkë me të çlirohen dhe gjëra të tjera të papastra. Megjithëse ai vetë mund të jetë shumë i ndershëm, nxënësit e tij nuk janë të virtytshëm dhe janë të zotëruar nga shpirtra apo kafshë të ndryshme—ka nga të gjitha llojet e tyre.

Nëqoftëse ju me të vërtetë doni të praktikoni kultivim në Falun Dafa, ju nuk duhet të shkoni dhe të dëgjoni ata. Natyrisht, nëqoftëse ju nuk doni të praktikoni kultivim në Falun Dafa dhe doni të praktikoni çdo gjë tjetër, shkoni dhe bëni ashtu; Unë nuk do t’ju ndaloj pasi ju nuk jeni dishepull i Falun Dafës. Po t’ju dalin probleme, mos u ankoni se ju erdhën nga praktika e Falun Dafës. Vetëm nëqoftëse ju ndiqni standartin e karakterit dhe praktikoni kultivim në përputhje me Ligjin e Lartë, jeni ju një praktikues i vërtetë i Falun Dafës. Dikush më pyeti: “A mund të shoqërohem me praktikues të praktikave të tjera qigong?” Më lejoni t’ju them se ata praktikojnë vetëm qigong ndërsa ju po praktikoni kultivim në Ligjin e Lartë. Pas mbarimit të kësaj klase, ju do t’i lini ata shumë prapa përsa i përket niveleve. Ky Falun është krijuar nëpërmjet praktikës kultivuese të shumë brezave dhe ka fuqi madhore. Sigurisht, kur ju jeni në kontakt me ta, nuk prish punë nëqoftëse nuk jepni apo merrni gjë prej tyre dhe thjesht jeni shokë. Nëqoftëse ata individë mbartin diçka në trupin e tyre, do të jetë shumë keq dhe është më mirë të mos keni kontakt fare me ta. Përsa i përket një çifti, unë mendoj se nuk prish shumë punë nëse bashkëshorti juaj ndjek një praktikë tjetër qigongu. Por ka një gjë: Përderisa ju praktikoni një rrugë të drejtë, praktika juaj do t’i sjellë përfitime të tjerëve. Nëqoftëse bashkëshorti juaj ndjek një praktikë të keqe, ai ose ajo mund të mbartë gjëra të këqija në trup. Me qëllim që t’ju sigurojmë juve, ai ose ajo gjithashtu do të pastrohet. Çdo gjë do të pastrohet për ju në dimensionet e tjera. Edhe ambjenti i shtëpisë suaj do të pastrohet. Nëqoftëse ambjenti juaj nuk do të pastrohej dhe ju keni gjëra nga më të ndryshmet që ju ndërhyjnë, si mund të praktikoni ju kultivim?

Megjithatë ekziston një situatë në të cilën Fasheni im nuk do t’ju ndihmojë në pastrimin e gjërave. Unë kam një nxënës i cili një ditë pa Fashen tim t’i vinte në shtëpi. Ai ishte shumë i emocionuar: “Fashen i Mësuesit është këtu. Mësues, hyr brënda të lutem.” Fasheni im tha: “Dhoma jote është tepër rrëmujë dhe ka shumë gjëra”. Pastaj u largua. Zakonisht, kur ka shumë shpirtra të këqinj në dimensione të tjera, Fasheni im do t’i pastrojë ato për ju. Ndërsa dhoma e tij ishte plot me libra të ndryshëm të këqinj qigongu. Ai më në fund e kuptoi dhe e pastroi atë duke i djegur apo shitur librat. Fasheni im u kthye pastaj. Këtë ma tha ai praktikuesi.

Ka gjithashtu nga ata që shkojnë të shohin fallxhorë. Dikush më pyeti: “Mësues, unë po praktikoj Falun Dafën tani por jam gjithashtu shumë i interesuar në Librin e Ndryshimeve apo në parashikimin e fatit. A mund t’i përdor ato akoma?” Po ja u shpjegoj kështu: Nëqoftëse ju mbartni një sasi të konsiderueshme energjie, çfarëdo gjë që thoni, do të ketë efekt. Nëse diçka nuk është ashtu por ju i keni thënë dikujt se është ashtu, ju mund të keni bërë një gjë të keqe. Një njeri i zakonshëm është shumë i dobët. Gjërat në jetën e tij janë të paqëndrueshme dhe mund të ndryshojnë. Nëqoftëse ju pa gajle i thoni atij diçka, ajo fatkeqësi mund të ndodhë me të vërtetë. Nëse ky person ka shumë karmë për të shlyer dhe ju vazhdoni t’i thoni se ai do të ketë mbarësi, si mund të lejohet një gjë e tillë kur ai nuk do të shlyejë karmën? A nuk po i bëni dëm ju atij? Disa njerëz nuk mund të heqin dorë nga këto gjëra dhe janë kaq të dhënë pas tyre sikur e kanë talent. A nuk është ky një ves? Përveç kësaj, edhe sikur ju ta dini të vërtetën, si praktikues ju duhet të ruani karakterin tuaj dhe jo t’i zbuloni shkarazi një sekret qiellor një njeriu të zakonshëm. Ky është parimi. Pavarësisht sesi një njeri e përdor Librin e Ndryshimeve për të parashikuar, disa nga gjërat e tij nuk janë më të vërteta. Parashikimi i një gjëje apo një tjetre me disa që janë të vërteta dhe disa që janë të rreme—kjo lejohet të ekzistojë në shoqërinë njerëzore. Përderisa ju jeni një njeri me gong të vërtetë, unë do të thoja që ju si praktikues duhet të ndiqni një standart me të lartë. Prapëseprapë disa praktikues do të kërkojnë njerëz të tjerë për t’i treguar atyre fatin dhe i pyesin ata: “A do të ma shohësh pak fatin për të parë si më shkojnë punët? Si po shkon praktika ime kultivuese? A do të kem ndonjë vështirësi?” Ata do të gjejnë të tjerë për t’ju parashikuar këto gjëra. Nëqoftëse një vështirësi ju tregohet, si do ta  përmirësoni ju veten? E tërë jeta e një praktikuesi është ndryshuar. Leximi i dorës, leximi i fytyrës, të dhënat nga lindja dhe të gjitha mesazhet në trupin e tij apo të saj janë tashmë të ndryshme dhe janë ndryshuar. Nëqoftëse ju shkoni tek një fallxhore, ju do ta besoni atë. Ndryshe pse do të shkoni? Ato që mund të thotë ajo janë disa gjëra të përcipta nga e kaluara juaj. Sidoqoftë thelbi i tyre tashmë ka ndryshuar. Pra, pa mendojeni të gjithë: Nëqoftëse ju shkoni tek një fallxhore, a nuk do ta dëgjoni dhe besoni ju atë? Atëhere, a nuk krijon kjo një peshë psikologjike për ju? A nuk është ky një ves nëqoftëse ju i sillni vetes pengesa duke menduar për të? Pra si mund të hiqet ky ves? A nuk ia imponuat ju vetes një vështirësi tjetër? A nuk do t’ju duhet të vuani më shumë që të hiqni këtë ves? Çdo sprovë apo çdo vështirësi është e lidhur me progresin apo me regresin në kultivim. Është e vështirë kështu siç është, e ju shkoni e i shtoni vetes një vështirësi tjetër. Si do ta kapërceni ju atë? Ju mund të ndesheni me vështirësi apo probleme për pasojë të saj. Rruga juaj e ndryshuar e jetës nuk lejohet të shikohet nga të tjerët. Nëqoftëse shikohet nga të tjerët ose nëse ju thuhet se kur do të keni një sprovë, atëhere si do të praktikoni ju kultivim? Prandaj, nuk lejohet që të shikohet aspak. Askush nga shkolla të tjera praktike gjithashtu nuk lejohet ta shohë. As edhe dishepujt nga e njëjta shkollë praktike nuk lejohen ta shohin. Askush nuk mund t’i parashikojë gjërat me saktësi sepse një jetë e tillë është ndryshuar dhe është një jetë për praktikë kultivuese.

Dikush më pyeti nëse mund të lexonte libra të tjerë fetarë dhe libra qigongu. Ne kemi thënë se librat fetarë, veçanërisht ato Buddhiste, u mësojnë njerëzve si të kultivojnë karakterin e tyre. Ne jemi gjithashtu të Shkollës së Buddhës, pra nuk duhet të ketë ndonjë problem. Por duhet bërë e qartë një gjë: Shumë gjëra në shkrimet e shenjta janë përkthyer keq gjatë proçesit të përkthimit. Për më tepër shumë interpretime të shkrimeve të shenjta janë bërë nga prespektiva të niveleve të ndryshme dhe përkufizimet janë bërë sipas rastit. Kjo do të thotë të dëmtosh Dharmën. Ata njerëz që interpretuan shkrimet sipas rastit ishin tepër larg nga niveli i Buddhave; ata nuk e kuptonin përmbajtjen e vërtetë të shkrimeve të shenjta. Kështu, ata gjithashtu mund të kishin të kuptuar të ndryshëm të çështjeve. Nuk do të jetë e lehtë për ju t’i kuptoni ato thellë dhe ju nuk do të jeni të aftë për t’i kuptuar ato vetë. Por nëse ju thoni: “Unë thjesht jam i interesuar në shkrimet e shenjta,” dhe ju gjithmonë i lexoni ato, ju do të praktikoni në atë shkollë praktike sepse shkrimet kanë ndërthurur gongun dhe Ligjin e asaj shkolle praktike. Kur ju i studjoni ato është njësoj sikur të praktikoni praktikën e asaj shkolle. Kjo ka të bëjë me këtë çështje. Nëqoftëse e studjoni thellë dhe ndiqni atë shkollë praktike, ju mund të keni pranuar atë shkollë në vend të shkollës sonë. Gjatë gjithë historisë, në praktikën kultivuese, secilit i është kërkuar të mos ndërmarrë dy shkolla në të njëjtën kohë. Nëqoftëse ju doni me të vërtetë të praktikoni këtë shkollë, ju duhet të lexoni vetëm tekstet e kësaj shkolle.

Përsa i përket librave të qigongut, ju nuk duhet t’i lexoni ato nesë doni të praktikoni kultivim. Sidomos librat e qigongut që janë botuar kohët e fundit, ju nuk duhet t’i lexoni ato. E njëjta gjë duhet thënë për libra të tillë si Kryevepra e Perandorit të Verdhë të Alkimisë së BrëndshmeUdhëzues për të Gjetur Naturën dhe Jetëgjatësinë, apo Kanuni Taoist. Megjithëse ato nuk mbartin mezashe të këqija, ato përmbajnë mesazhe nga nivele të ndryshme. Ato janë vetë mënyra praktike kultivuese. Sapo ju t’i lexoni ato, ato do t’ju japin diçka dhe do t’ju ndërhyjnë. Nëqoftëse ju gjeni një fjali që ju pëlqen, diçka do të vijë dhe do t’i shtohet gongut tuaj. Megjithëse nuk është diçka e keqe, si mund të praktikoni ju kultivim kur papritur ju jepet diçka tjetër? A nuk do të sjellë ajo probleme? Nëqoftëse ju shtoni një pjesë tjetër elektronike brënda një televizori, çfarë mendoni ju se do të ndodhë me të? Do të dalë jashtë përdorimit në çast. Ky është parimi. Për më tëpër, shumë libra qigongu sot janë të rremë dhe mbartin një sërë mesazhesh. Ndërsa një praktikuesi ynë po kthente faqet e një libri qigongu, një gjarpër i madh doli nga libri. Natyrisht, unë nuk do të jaq hollësira për këtë. Këto që sapo kam diskutuar janë disa probleme që dalin nga paaftësia e praktikuesve për t’u sjellë ashtu siç duhet, pra këto probleme shkaktohen nga një mëndje jo e mirë. Është me vlerë që t’i vemë këto në dukje në mënyrë që të tjerët të përfitojnë dhe të dinë çfarë të bëjnë dhe si t’i dallojnë ato, kështuqë këto probleme të mos ndodhin në të ardhmen. Megjithëse nuk e theksova sa duhet këtë që sapo thashë, secili duhet t’i kushtojë vëmendje, sepse zakonisht dalin probleme mbi këtë çështje. Praktika kultivuese është jashtëzakonisht e vështirë dhe shumë serioze. Nëqoftëse ju tregoheni i pakujdesshëm për një çast, ju mund të pengoheni dhe rrënoheni menjëherë. Prandaj, mëndja juaj duhet të jetë e pastër.

Qigongu i Arteve Marciale

Përveç praktikës së kultivimit të brëndshëm, është edhe qigongu i arteve marciale. Ndërsa flas për qigongun e arteve marciale duhet të theksoj faktin që tashmë ka pretendime të shumë formave qigong në komunitetin e kultivuesve.

Tani kanë dalë disa lloje si të ashtuquajturit “qigong pikture”, “qigong muzike”, “qigong kaligrafie” dhe “qigong vallëzimi”—ka nga të gjitha llojet. A janë ato të gjitha qigong? Mua më duken shumë të habitshme. Unë do të thoja që është njësoj sikur ta poshtërosh qigongun. Jo vetëm ta poshtërosh por thjesht ta shkatërrosh atë. Cila është baza e tyre teorike? Thuhet që kur një njeri është duke pikturuar, kënduar, vallëzuar apo shkruar, ai duhet të jetë të kllapi apo siç quhet gjëndje qigongu. A është ky qigong? Nuk duhet të kuptohet kështu. A nuk do të thotë kjo ta shkatërrosh qigongun? Qigong është studimi i gjërë dhe i thellë i kultivimit të trupit të njeriut. Si mund të quhet të qenurit në kllapi qigong? Atëhere çfarë do të quhet nëqoftëse ne shkojmë në banjo në gjëndje kllapie? A nuk do të thotë kjo ta shkatërrosh qigongun? Unë do ta quaja ta sabotosh qigongun. Dy vjet më parë në Ekspozitën Shëndetësore Orientale ishte e pranishme dhe i ashtuquajturi qigong kaligrafie. Çfarë është qigongu kaligrafisë? Unë shkova atje për t’i hedhur një sy dhe pashë një njeri që po shkruante. Kur shkruante ai i jepte çdo fjale qi me duar dhe qi-ja e çliruar ishte e tëra e zezë. Mëndja e tij ishte e preokupuar për para dhe famë. E si mund të kishte ai gong? As qi-ja e tij nuk mund të ishte e mirë. Shkrimet e tij ishin të varura atje me çmime të larta. Por ato u shiteshin vetëm të huajve. Unë do të thoja se kushdo që i blen ato do të ishte fatkeq. Si mund të jetë e mirë qi-ja e zezë? Fytyra e atij njeriu ishte e tëra e zezë. Ai ishte i fiksuar pas parave dhe mendonte vetëm për para—si mund të kishte ai gong? Megjithatë kartëvizita e këtij personi kishte një tufë titujsh, si psh. e ashtuquajtura Qigongu Ndërkombëtar i Kaligrafisë. Unë pyes se si mund të quhet një gjë e tillë qigong?

Pa mendojeni pak të gjithë: Nga tetëdhjetë në nëntëdhjetë përqind e njerëzve nga kjo klasë jo vetëm që do të shërohen nga sëmundjet por gjithashtu do të zhvillojnë gong—gong të vërtetë. Ajo që trupi juaj mbart tashmë është mbinatyrale. Nëqoftëse ju do të praktikonit kultivim vetëm, as edhe një jetë e tërë nuk do të mjaftonte për t’i zhvilluar ato nëpërmjet kultivimit. Edhe sikur një i ri të fillonte praktikën në këtë moment, në këtë jetë të tij, ai nuk do të mundte të zhvillonte atë që unë ju kam dhënë dhe për më tepër ai do të kishte përsëri nevojë të udhëhiqej nga një mjeshtër i vërtetë dhe i mirë. Na janë dashur neve shumë breza për të formuar këtë Falun dhe këto mekanizma. Këto gjëra instalohen në trupin tuaj të gjitha në të njejtën kohë. Prandaj, unë po ju them që meqënëse i fituat lehtshëm të mos i humbisni lehtshëm. Ato janë jashtëzakonisht të çmueshme dhe nuk kanë çmim. Mbas kësaj klase, ajo që ju mbartni është gong i vërtetë, materie me energji të lartë. Kur të shkoni në shtëpi dhe të shkruani, pavarësisht se si është shkrimi juaj, ai mbart gong! Atëhere, a do t’i takonte secilit nga kjo klasë titulli “mjeshtër” dhe të bëheshit të gjithë mjeshtër qigongu në kaligrafi? Unë do të thoja se nuk duhet të kuptohet në këtë mënyrë. Si një person që mbart gong të vërtetë dhe energji, juve nuk ju duhet ta jepni atë me qëllim; ju do të leni energji në çdo gjë që prekni dhe ajo do të ndriçojë me shkëlqim.

Unë gjithashtu gjeta njëherë në një revistë një lajmërim mbi mbajtjen e një klase qigongu kaligrafie. E lexova shpejt që të shikoja se si do të mësohej. Aty thuhej se një njeri së pari duhet të rregullonte frymëmarrjen dhe të kontrollonte marrjen dhe nxjerrjen e frymës. Pastaj, ai duhet të ulesh nga pesëmbjëdhjetë deri në tridhjete minuta duke përqëndruar mëndjen tek qi në dantian dhe të imagjinonte sikur ngrinte qi-në nga dantian tek parakrahu. Pastaj, ai duhet të merrte penelin dhe ta lyente me bojë të zezë. Pas kësaj, personi duhet të çonte qi-në në majën e penelit. Kur përqëndrimi i mëndjes arrinte atje ai mund të fillonte të shkruante. A nuk do të thotë kjo të mashtrosh njerëzit? Pra nëse një njeri mund të lëvizë qi-në diku, kjo konsiderohet qigong? Nëse është ashtu, përpara se ne të ulemi për të ngrënë, ne duhet të ulemi në meditim për ca kohë. Pastaj do të marrim shkopat e ngrënies dhe lëvizim qi-në në majën e shkopave që të hamë. Kjo do të quhej qigong ngrënie apo jo? Ajo që do të hanim do të ishte gjithashtu energji. Thjesht po ilustroj këtë pikë. Unë e quaj këtë të sabotosh qigongun pasi ata e marrin qigongun diçka kaq të cekët. Prandaj njerëzit nuk duhet ta kuptojnë kështu këtë çështje.

Ndërsa përsa i përket qigongut të arteve marciale, ai mund të konsiderohet një praktikë e veçantë qigongu. Pse? Sepse ai ka një trashëgimi prej disa mijëra vjetësh, një sistem të plotë teorish kultivimi dhe një sistem të plotë metodash kultivimi—ai mund të konsiderohet si një sistem i plotë. Pamvarësisht nga kjo, qigongu i arteve marciale mbetet diçka e nivelit më të ulët në praktikat e kultivimit të brendshëm. Qigongu i Rëndë është një formë grumbulli energjie që shërben vetëm për gotitje dhe gjuajtje. Po ju jap një shembull. Pas mësimit të një klase të Falun Dafës, një praktikues në Beijing nuk mund të prekte dot asgjë me duar. Kur ai shkoi për të blerë një karrocë për fëmijë, ai u çudit që karroca u thye kur ai e provoi me duar për fortësi. Kur u kthye në shtëpi dhe u ul në karrike, ai nuk mund ta prekte se po ta prekte karrigja do të thyhej. Ai më pyeti se çfarë po ndodhte. Unë nuk i thashë gjë sepse nuk doja që ai të krijonte një dëshirë. Unë vetëm i thashë që ishte e natyrshme dhe mos t’i kushtonte rëndësi përderisa ishte diçka e mirë. Nëqoftëse ajo aftësi supernormale përdorej mirë, një copë guri mund të thërmohej vetëm me një shtrëngim të dorës. A nuk është ky Qigongu i Rëndë? Sidoqoftë ai kurrë nuk kishte praktikuar Qigongun e Rëndë. Në praktikat e kultivimit të brëndshëm, këto aftësi supernormale zakonisht mund të zhvillohen. Por, për shkak se është e vështirë të kontrollohet karakteri, një njeri zakonisht nuk lejohet t’i përdorë ato edhe sikur ato të jenë zhvilluar. Në veçanti, në nivelin e ulët të praktikës kultivuese, karakteri i personit nuk është përmirësuar. Prandaj, aftësitë supernormale që zhvillohen në nivelin e ulët nuk do të lejohen aspak. Me kalimin e kohës dhe rritjen e nivelit tuaj, këto gjëra nuk do të kenë ndonjë përdorim dhe nuk është nevoja që t’ju jepen.

Më konkretisht, si praktikohet qigongu i arteve marciale? Në praktikën e arteve marciale një njeri duhet të kontrollojë qi-në, por nuk është e lehtë që të kontrollosh qi-në në fillim. Megjithëse dikush do të donte të kontrollonte qi-në, ai mund të mos ishte i aftë për ta bërë këtë. Çfarë duhet të bëjë ai atëhere? Ai duhet të ushtrojë duart, kraharorin, shputat e këmbëve, këmbët, krahët dhe kokën. Si duhen ushtruar ato? Disa njerëz godasin pemë me duar apo pëllëmbët e duarve dhe disa godasin një gur me duart. Sa e dhimbshme duhet të jetë për kockat kur vijnë në kontakt me to sepse ato do të gjakosen edhe sikur të ushtrohet një sasi e vogël force! Përsëri qi nuk mund të kontrollohet. Çfarë duhet bërë? Personi do të fillojë të rrotullojë krahët që ta bëjë gjakun që të lëvizë mbrapsht, kështu krahët dhe duart e personit do të enjten. Ato do të enjten me të vërtetë. Pas kësaj, kur personi godet një gur, kockat do të mbrohen dhe nuk do të jenë direkt në kontakt me gurin. Kështu, ata nuk do të ndjejnë dhe aq shumë dhimbje. Ndërsa personi vazhdon të praktikojë, mjeshtri do ta mësojë atë. Me kalimin e kohës ai do të mësojë të kontrollojë qi-në. Megjithatë, aftësia për të kontrolluar qi-në nuk mjafton sepse në një ndeshje të vërtetë kundërshtari nuk do të presë për ju. Natyrisht kur një njeri mund të kontrollojë qi-në, ai është i aftë t’i rezistojë sulmeve dhe mund të mos ndjejë dhimbje kur goditet edhe me një shkop të trashë. Pasi e drejton qi-në tek krahët, ato do të enjten. Por fillimisht qi është gjëja më primitive dhe mund të transformohet në energji të lartë kur personi vazhdon të praktikojë. Kur transformohet në materie me energji të lartë, ajo gradualisht do të formojë një masë energjie me densitet të lartë dhe kjo masë energjie ka inteligjencë. Prandaj, ajo është edhe një masë aftësish supernormale apo siç quhet një lloj aftësie supernormale. Megjithatë, kjo aftësi supernormale është vetëm për goditje dhe mbrojtje nga goditjet. Nuk do të funksionojë për të shëruar sëmundje. Ngaqë kjo materie energjie të lartë ekziston në një dimension tjetër dhe nuk udhëton në dimensionin tonë, koha e saj është më e shpejtë sesa e jona. Kur ju goditni dikë, ju nuk keni nevojë të drejtoni qi-në apo të mendoni për të, sepse gongu do të ketë arritur përpara. Kur ju përpiqeni të mbroheni nga sulmi i dikujt, gongu përsëri do të ketë arritur atje. Pamvarësisht sa i shpejtë jeni kur godisni, ai do të shkojë më shpejt se ju sepse koncepti kohës është ndryshe në të dyja anët. Nëpërmjet praktikës së qigongut të arteve marciale një njeri mund të zhvillojë të ashtuquajturit Pëllëmbë të Hekurt, Pëllëmbë Mërkuri, Këmbë Diamanti dhe Këmbë Arhati . Këto janë aftësi njerëzish të zakonshëm. Nëpërmjet praktikës një njeri i zakonshëm mund të arrijë këtë nivel.

Ndryshimi më i madh ndërmjet qigongut të arteve marciale dhe praktikës së kultivimit të brëndshëm është se qigongu i arteve marciale kërkon praktikë në lëvizje; qi-ja kështu lëviz nën lëkurë. Për shkak se kërkon praktikë në lëvizje, një njeri nuk mund të arrijë një gjëndje qetësie dhe qi nuk mund të hyjë në dantian. Qi-ja e personit do të lëvizë nën lëkurë dhe përmes muskujve. Prandaj, ai nuk mund të kultivojë as trupin dhe as aftësi të nivelit të lartë. Praktika jonë e kultivimit të brendshëm kërkon të praktikosh në një gjëndje qetësie. Praktikat tradicionale kërkojnë që qi të hyjë në dantian në pjesën e poshtme të barkut. Ato kërkojnë praktikë në një gjëndje qetësie dhe transformimin e bentit. Ato mund të kultivojnë trupin dhe të udhëheqin në praktikën kultivuese të niveleve më të larta.

Ju mund të keni dëgjuar nga novelat për teknikat e arteve marciale si për shembull, të ashtuquajturit Mburoja Këmbanës së Artë, Këmisha e Hekurt dhe goditja e një peme plepi nga njëqind hapa larg. Me artet marciale të lehta një njeri mund të kërcejë lart e zbresë poshtë nga lartësi. Disa mund të hyjnë edhe në dimensione të tjera. A ekzistojnë arte marciale të tilla? Sigurisht që po. Por ato nuk ekzistojnë midis njerëzve të zakonshëm. Ata që me të vërtetë kanë kultivuar arte marciale kaq të shquara nuk mund t’i shfaqin ato në publik. Ngaqë një person i tillë nuk praktikon thjesht artet marciale por është përtej nivelit të njerëzve të zakonshëm, ai duhet të praktikojë kultivim duke ndjekur një praktikë të kultivimit të brëndshëm. Ky person duhet të vlerësojë dhe të përmirësojë karakterin. Ai nuk duhet të tregojë interes për gjëra si interesat materiale. Megjithëse ai mund të kultivojë arte marciale të tilla, ai nuk mund t’i përdorë ato më pas shkarazi para njerëzve të zakonshëm. Lejohet që ai t’i përdorë ato kur nuk e shikon asnjeri. Kur lexoni ato novela, ju do të shikoni që një personash do të luftojë dhe vrasë për një manual arti shpate secrete, thesar apo për gra. Të gjithë përshkruhen sikur kanë aftësi të mëdha dhe lëvizin poshtë e lart në mënyrë misterioze. Pa mendojeni të gjithë: A nuk duhet të kultivojnë veten nëpërmjet praktikës së kultivimit të brëndshëm të gjithë ata individë që me të vërtetë kanë këto aftësi artesh marciale? Ata i fitojnë ato vetëm nëpërmjet kultivimit të karakterit dhe ata duhet që të kenë hequr dorë me kohë nga fama, përfitimi dhe dëshirat e ndryshme. Si mund të vrasin ata njerëz të tjerë? Si ka mundësi që ata të jenë të interesuar për para dhe pasuri? Është absolutisht e pamundur. Ato janë thjesht ekzagjirime artistike. Njerëzit shkojnë pas stimulimit emocional dhe do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë. Autorët spekullojnë me këtë pikë dhe përpiqen me sa mundin që të shkruajnë çfarëdo që ju kërkoni dhe gjeni kënaqësi. Sa më të pabesueshme që janë shkrimet, aq më shumë ju doni t’i lexoni ato. Ato janë vetëm akzagjirime artistike. Ata që me të vërtetë i kanë këto aftësi artesh marciale nuk do të veprojnë ashtu. Veçanërisht, ata nuk do t’i demostrojnë ato në publik.

Mentaliteti për t’u Dukur

Për shkak se praktikojnë kultivim në mes të njerëzve të zakonshëm, mjaft nga praktikuesit tanë nuk mund të braktisin shumë prej veseve të tyre. Shumë vese tashmë janë bërë natyrë e dytë dhe vetë personi nuk mund t’i dallojë ato. Mentaliteti për t’u dukur mund të shfaqet në çdo situatë; mund të shfaqet edhe kur je duke kryer një vepër të mirë. Me qëllim që të fitojnë famë, fitim personal dhe pak përfitim, disa njerëz shpesh lavdërohen dhe mburren: “Unë jam shumë i aftë dhe i zoti.” Ne kemi gjithashtu raste të tilla ku ata që praktikojnë pak më mirë se të tjerët, shohin më mirë me Syrin Qiellor apo lëvizjet e ushtrimeve të të cilëve duken më mire u pëlqen që të mburren.

Dikush mund të pretendojë: “Unë kam dëgjuar diçka nga Mësues Li.” Njerëzit do ta rrethojnë atë dhe dëgjojnë se çfarë thotë ai. Ai do të transmetojë thashethemin duke e zbukuar me të kuptuarit e vet. Cili është qëllimi? Është thjesht për t’u dukur. Ka gjithashtu disa njerëz që përhapin thashesheme midis njeri-tjetrit me interes të madh sikur ata janë të mirë informuar apo sikur shumë nga praktikuesit tanë nuk kuptojnë apo nuk dinë aq shumë sa ata. Është bërë e natyrshme për këta dhe ndodhta ata vetë nuk e kuptojnë. Në ndërgjegje ata thjesht kanë mentalitetin për t’u dukur. Përndryshe, cila do të ishte arsyeja e qarkullimit të thashethemeve? Disa njerëz nxjerrin thashetheme sikur unë do të kthehem në male. Unë nuk jam nga malet. Pse duhet të kthehem në male? Të tjerë nxjerrin thashetheme sikur unë i kam thënë dikujt diçka në një ditë të caktuar dhe se unë e trajtoj atë njeri në mënyrë të veçantë. Çfarë të mire ka në përhapjen e gjërave të tilla? Ato nuk shërbejnë për asgjë. Sidoqoftë, ne kemi parë që ky është vesi i tyre—mentaliteti për t’u dukur.

Disa njerëz më kërkojnë autograf. Cili është qëllimi? Është zakon i njerëzve të zakonshëm që të mbajnë autografin e dikujt si kujtim. Nëqoftëse ju nuk praktikoni kultivim, autografi im nuk ju vlen për asgjë. Çdo fjalë në librin tim mbart imazhin tim dhe Falun dhe çdo fjali është thënë nga unë. Për çfarë e doni autografin tim? Disa njerëz pandehin: “Mesazhet e Mësuesit nëpërmjet autografit do të më mbrojnë.” Ata akoma besojnë në gjëra të tilla si mesazhet. Ne nuk na interesojnë mesazhet. Ky libër është  i çmuar pa masë. Çfarë gjëjë tjetër kërkoni? Të gjitha këto janë pasqyrime të veseve tuaja. Gjithashtu, disa njerëz pasi shohin sjelljen e dishepujve që udhëtojnë me mua mundohen që t’i imitojnë ata pa e kuptuar nëse ato janë gjëra të mira apo të këqija. Në fakt, nuk ka rëndësi kush je, ekziston vetëm një Ligj. Vetëm duke vepruar në përputhje me Ligjin e Lartë, mundet një person të arrijë standartin e vërtetë. Njerëzit që udhëtojnë me mua nuk janë trajtuar në mënyrë të veçantë dhe janë njësoj si të tjerët; ata janë thjesht personel të Shoqatës Kërkimore. Mos krijoni vese të tilla. Shpesh, me të krijuar këto dëshira, ju padashje mund të luani një rol negativ ndaj Dafës. Thashethemi sensacional që ju shpikët mund të çojë madje dhe në konflikte apo të nxisë dëshirën e një praktikuesi për t’ju afruar Mësuesit me qëllim që të dëgjojë më shumë gjëra e kështu me radhë. A nuk janë këto  e njejta gjë?

Ku mund t’ju çojë tjetër ky mentaliteti i mburrjes? Unë kam dhënë mësime të praktikës për dy vjet. Disa nga praktikuesit tanë veteranë të Falun Dafës mund të arrijnë shpejt gjëndjen e Çbllokimit të Gongut. Disa do të hyjnë në fazën e lartësimit shpirtëror gradual dhe papritur do ta arrijnë atë. Pse nuk i kishin ata aftësitë supernormale më parë? Kjo ndodh për arsye se, megjithëse unë ju kam shtyrë në nivele kaq të larta menjëherë, kjo nuk do të lejohej sepse veset tuaja prej njeriu të zakonshëm nuk janë eliminuar plotësisht. Natyrisht karakteri juaj është përmirësuar jashtë mase por megjithatë shumë vese akoma nuk janë hequr. Prandaj, ato aftësi supernormale nuk ju janë dhënë. Kur kjo fazë të kalojë dhe ju të jeni të qëndrueshëm, ju do të viheni menjëherë në një gjëndje lartësimi shpirtëror gradual. Në këtë gjëndje të lartësimit shpirtëror gradual, Syri juaj Qiellor do të hapet në një nivel shumë të lartë dhe ju do të zhvilloni shumë aftësi supernormale. Në fakt, më lejoni t’ju them se kur ju praktikoni kultivim me të vërtetë, ju keni zhvilluar shumë aftësi supernormale që në fillim. Ju tashmë keni arritur këtë nivel të lartë, kështu që keni shumë aftësi supernormale. Kjo situatë mund t’i ketë ndodhur shumë prej jush kohët e fundit. Gjithashtu ka njerëz që nuk mund të arrijnë një nivel të lartë në kultivim. Ajo që ata kanë fizikisht së bashku me durimin e tyre është e paracaktuar nga fati. Rrjedhimisht, disa persona do të përjetojnë Çbllokimin e Gongut apo do të lartësohen shpirtërisht plotësisht në një nivel shumë të ulët. Do të ketë njerëz të tillë.

Unë po ja u vë në dukje këtë çështje që secili ta dijë nëse ka një person të tillë ju nuk duhet ta konsideroni atë si një njeri të lartësuar shpirtërisht dhe të jashtëzakonshëm. Kjo është një çështje shumë serioze në praktikën kultivuese. Vetëm duke ndjekur Ligjin e Lartë mund t’i bëni ju gjërat siç duhet. Ju nuk duhet ta ndiqni apo ta dëgjoni atë për shkak se ai ka aftësi supernormale, fuqi mbinatyrale apo sepse ai mund të shohë ca gjëra. Ju do ta dëmtoni atë sepse ai do të zhvillojë vesin e zellit të tepruar dhe do të humbë gjithçka dhe aftësitë do t’i  mbyllen. Së fundi, ai do të bjerë poshtë. Edhe një njeri që ka arritur gjëndjen e Çbllokimit të Gongut mund të bjerë poshtë. Nëqoftëse një njeri nuk sillet ashtu siç duhet, ai do të bjerë poshtë edhe sikur të jetë lartësuar shpirtërisht. Edhe një Buddha kur nuk sillet siç duhet mund të bjerë poshtë jo më pastaj një praktikues si ju midis njerëzve të zakonshëm! Prandaj, pamvarësisht nga sa aftësi supernormale ju keni zhvilluar, sa të mëdha janë ato apo sa të fuqishme janë fuqitë tuaja hyjnore, ju duhet të silleni ashtu siç duhet. Kohët e fundit, ne kishim këtu një njeri që mund të zhdukesh një çast dhe të shfaqesh përsëri më pas. Është pikërisht ashtu. Edhe aftësi supernormale akoma më të mëdha do të zhvillohen. Çfarë do të bëni ju? Si praktikuesit apo dishepujt tanë nëse këto gjëra ju ndodhin juve apo të tjerëve, në të ardhmen, ju nuk duhet t’i adhuroni ato apo të ndiqni këto gjëra. Sapo ju mendoni keq, do të jetë fundi dhe ju do të bini poshtë. Ndoshta ju jeni në një nivel më të lartë se ata, vetëm se fuqitë tuaja mbinatyrale nuk janë shfaqur ende. Të paktën ju keni rënë poshtë në këtë çështje. Për këtë arsye, secili duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Ne e kemi konsideruar këtë një çështje me rëndësi shumë të madhe sepse një gjë e tillë do të ndodhë shpejt. Kur ajo të ndodhë është e papranueshme nëse ju nuk sillleni siç duhet.

Një praktikues që ka zhvilluar gong dhe ka arritur shkallën e Çbllokimit të Gongut apo është lartësuar shpirtërisht nuk duhet ta konsiderojë veten si të veçantë. Ato që ai shikon janë gjëra të kufizuara nga niveli i tij. Kultivimi i tij ka arritur këtë nivel sepse aftësia e lartësimit të tij shpirtëror, standarti i karakterit dhe mençuria e tij kanë arritur këtë nivel. Përsa i përket gjërave të një niveli më të lartë, ai mund të ketë dyshime. Pikërisht për shkak se ai nuk i beson ato, ai mendon se ajo që ai shikon është absolute dhe se ekzistojnë vetëm këto gjëra. Nuk është aspak ashtu sepse niveli i këtij personi ka arritur deri aty.

Disa njerëzve do t’u çbllokohet gongu në këtë nivel përderisa ata nuk mund të shkojnë me tej në praktikën kultivuese. Si rezultat, ata mund të kenë Çbllokimin e Gongut dhe të lartësohen shpirtërisht vetëm në atë nivel. Midis jush që do të përfundoni kultivimin në të ardhmen, disa do të lartësohen shpirtërisht në rrugë të vogla tokësore, disa do të lartësohen shpirtërisht në nivele të ndryshme dhe disa do të lartësohen shpirtërisht me Shkallë të Duhur. Vetëm personat e lartësuar shpirtërisht me Shkallën e Duhur do të arrijnë nivelet e tyre më të larta duke qenë të aftë të shohin gjëra dhe duke u shfaqur në nivele të ndryshme. Edhe ata që janë lartësuar shpirtërisht në rrugë të vogla tokësore të një niveli të ulët, do të jenë të aftë të shohin disa dimensione dhe disa Qënie të Shumëlartësuara dhe do të kenë gjithashtu mundësi të komunikojnë me to. Në atë kohë, ju nuk duhet të vetëkënaqeni sepse lartësimi shpirtëror në rrugët e vogla tokësore e nivelet e ulta nuk mund të arrijë Shkallën e Duhur—kjo është e sigurt. Çfarë mund të bëhet për këtë atëhere? Personi mund të qëndrojë vetëm tek ky nivel. Për të praktikuar kultivim drejt një niveli më të lartë, do të jetë një çështje e së ardhmes. Përderisa kultivimi i tij mund të shkojë deri këtu, ç’kuptim ka që t’ja mbash gongun të mbyllur? Megjithëse ju do të vazhdoni të kultivoni, kultivimi juaj nuk mund të përparojë më tej, kështu që juve do t’ju çbllokohet gongu, sepse ju keni arritur fundin e kultivimit tuaj; do të ketë shumë njerëz të tillë. Çfarëdo që të ndodhë, ju duhet të mbani një karakter të mirë. Vetëm duke vepruar në përputhje me Ligjin e Lartë mund të jetë një person me të vërtetë i mirë. Qoftë aftësitë supernormale, qoftë Çbllokimi i Gongut tuaj, ju i arritët ato vetëm duke praktikuar kultivim në Dafa. Nëse ju e vendosni Dafën në plan të dytë dhe vendosni fuqitë tuaja mbinatyrale në plan të parë, apo si një njëri i lartësuar shpirtërisht, ju besoni se në një mënyrë apo tjetrën, ajo që ju kuptoni është e saktë apo nëqoftëse ju e konsideroni veten si të madh dhe përtej Dafës, unë do të thoja se ju keni filluar të bini poshtë. Kjo do të ishte me rrezik dhe ju do të bëheshit akoma më i keq. Në atë kohë ju me të vërtetë do të keni probleme dhe kultivimi i juaj do të shkojë kot. Nëqoftëse gjërat nuk i bëni mirë, ju do të bini poshtë dhe do të dështoni në kultivim.

Më lejoni gjithashtu t’ju them se përmbajtja e këtij libri është kombinim i Ligjit që unë kam mësuar gjatë disa klasave. Çdo gjë është mësuar prej meje dhe çdo fjali ë shtë thënë prej meje. Çdo fjalë është marrë nga kaseta e rregjistruar dhe shkruar fjalë për fjalë. Dishepujt dhe praktikuesit e mi më ndihmuan që të shkruaja në tekst çdo gjë nga kasetat. Më pas, unë e kam rishikuar disa herë. Është i gjithi Ligji im dhe ajo që unë ju kam mësuar është vetëm ky Ligj.


Qin Hui—një zyrtar i keq i oborrit mbretëror në Dinastisë Song  të Jugut (1127 e.r—1279 e.r).

“të prodhosh zjarr”—një term kinez që do të thotë gjithashtu “marrojse nga kultivimi”; është një lojë fjalësh, mund të ketë këtu si kuptim figurativ ashtu dhe letrar.

“Është më e lehtë ta ftosh një shenjtor sesa ta largosh atë”—një shprehje kineze që përdoret për të përshkruar një situatë në të cilën është shumë e lehtë të biesh brenda por e vështirë për të dalë.

Da Ji—një konkubinë e ligë e perandorit të fundit në Dinastinë Shang (1765 p.e.r.-1122 p.e.r.). Ajo mendohet se ka qenë zotëruar nga një shpirt dhelpre dhe se shkaktoi rënien e Dinastise Shang.  

Pëllëmbë e Hekurt, Pëllëmbë Mërkuri, Këmbë Diamanti dhe Këmbë Arhati—lloje teknikash të artit marcial kinez.